CIVILi do të mbajë panel diskutimi dhe konferencë për shtyp me temë “Analiza post-zgjedhore dhe vlerësime” në hotelin Park Rezidence (pas stadiumit të qytetit) sot, 16 korrik, me fillim në ora 14.
Pjesëmarrës në konferencë janë Jasna Baçovska, Sasho Ordanoski dhe Visar Ademi, ndërsa moderatore do të jetë Biljana Jordanovska. Pas një pushimi të shkurtër, në ora 15 do të mbahet konferencë për shtyp me vlerësime nga procesi zgjedhor me theksimin e gjetjeve kryesore të organizatës nga monitorimi zgjedhor,
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt, në Fejsbuk faqen e CIVILit.