18 raste të reja të përpunuara të parregullsive zgjedhore të regjistruara nga ekipet e monitorimit të CIVIL-it

Anëtarët e Bordit Zgjedhor (BZ) në vendvotimin 2932 në Butel janë të zënë me ngrënie dhe pirje, kështu që kontrolli me llambën UV është brenga e tyre e fundit. Çdo votues i dytë ose i tretë kontrollohet me llambën UV – ky është informacioni i parë që CIVIL-i ndau me publikun në konferencën e dytë për shtyp për vëzhgimin e zgjedhjeve në orën 10.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2695037060779250&ref=watch_permalink

Nuk ka dezinfektues në vendvotimin 2582/1 në Gjorçe Petrov.

Në më shumë vendvotime qytetarëve që kanë letërnjoftim të ri (të lëshuar në 2 javët e fundit) nuk u lejohet të votojnë sepse nuk janë në listat e votuesve. Qytetarët nuk udhëzohen se si të procedojnë. Ky rast është regjistruar në vendvotimet: 2930 në Butel dhe vendvotimet 2611, 2593/1 dhe 2628 në Karposh.

Shkelja e protokolleve të ndihmës së votimit është regjistruar në vendvotimin 9741. Një qytetare me dëmtim të të pamurit ishte penguar të votonte me ndihmë.

Në Gazi Babë, në qendrën e votimit 2498, një vëzhgues i partisë është ulur pranë Presidentit të BZ. Kur vëzhguesja nga Civil-i kishte kërkuar informacion se kush ishte i pranishëm dhe në çfarë kapacitet, vëzhguesi i partisë dhe Presidenti i BZ u përgjigjën me arrogancë me fjalët “Epo, mu CIVIL-it nuk do i them asgjë.”

“Nuk keni pse t’i thuani asgjë CIVIL-it. CIVIL-i di gjithçka” – kishte komentuar me tallje Presidenti i CIVIL-it, Xhabir Deralla, i cili zhvilloi dy konferencat e para për shtyp që nga fillimi i ditës së zgjedhjeve.

Për më tepër, vëzhgimi i CIVIL-it njoftoi se në vendvotimet 2500 dhe 2506 në Gazi Babë emrat e votuesve lexohen me zë të lartë.

Llambat UV nuk punojnë në vendvotimin 2695, por votimi nuk ndërpritet.

Në vendvotimin 2704 në Aerodrom, një vëzhgues i partisë shkel të drejtën e fshehtësisë së votës, sepse është ulur menjëherë pas panelit dhe shikon se për cilin opsion votojnë qytetarët.

Në qendrën e votimit 2809, një qytetares iu ishte dhënë fletë votimi, ishte spërkatur me sprej dhe, përpara se të votonte, Bordi zgjedhor përcakton që ajo nuk është në Listën e Votuesve. Fleta e votës së saj u mor dhe ajo nuk u lejua të votonte. Bordi Zgjedhor e udhëzon atë që të raportojë në Komisionin Komunal Zgjedhor dhe se “është faji i saj që ajo nuk është në listë”.

Anëtarët e një partie ofrojnë dhe transportojnë njerëz të sëmurë dhe të dobët në vendvotimet 1351 dhe 1354 në Prilep.

Dy persona me çanta me sanduiçe, lëngje dhe ëmbëlsira ua kanë shpërndarë ato anëtarëve të BZ në qendrat e votimit 2690, 2691 dhe 2692 në Aerodrom me fjalët: “E dini se nga vjen përshëndetja!”

Konferenca e radhës për shtyp është në ora 13 dhe do të jetë në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Deri në fund të ditës, konferencat për shtyp do të mbahen në ora 16, 18 dhe 22 të ditës. Menjëherë pas konferencës për shtyp në ora 22, do të mbahet një panel diskutimi për të vlerësuar procesin e zgjedhjeve, me pjesëmarrjen e anëtarëve të ekipit të CIVIL-it, si dhe Sasho Ordanoski, Jasna Baçovska dhe Visar Ademi. Të gjitha mediat janë të mirëseardhura për të shkarkuar  raportet dhe video përmbajtjet nga CIVIL-i.

Qendra e shtypit e CIVIL-it më 15 korrik është në Organizata siguron transport taksi falas për të gjithë ekuipazhet gazetare deri në hotel (kërkohet vetë një faturë e duhur). Qendra e shtypit gjithashtu do të sigurojë hapësirë për punë për ekipet e lajmeve, snack dhe pije freskuese.

 

Ekipi i komunikimeve i CIVIL-it