“Ne dolëm me numrin më të madh të vëzhguesve në këto zgjedhje, të cilat treguan se njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë frikë nga sfidat, por treguan se ata lehtë mund t’i kapërcejnë ato,” tha Bllagica Dimitrovska, presidente e Shoqatës Gjithëpërfshirëse, në panelin e diskutimit “Reformat Zgjedhore: Dëshirat përballë Realitetit”.
“Organizimi i zgjedhjeve ishte i sigurt, megjithëse të gjithë kishim frikë për sigurinë e votuesve.
Ne kemi pasur vërejtje, por ato kanë vazhduar me vite. Lidhur me të drejtën për të votuar të votuesve me aftësi të kufizuara, u krijuan mjete të reja dhe ne jemi duke punuar në përmirësimin e mjeteve me KSHZ-në, problemet sistematike mbetën, dmth korniza ligjore, personat nuk ishin në listën e votuesve.
Asnjëherë nuk ka qenë e qartë për mua që grupet e punës, grupet vendase nuk do të përfshihen, dhe ato ndërkombëtare do të përfshihen, ne të gjithë bashkëpunojmë me ta dhe mendoj se ata nuk i kanë rekomandimet gjithëpërfshirëse.
Vendi ynë është nënshkrues i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara dhe ka detyrimin të respektojë të drejtat e tyre. Kuadri ynë ligjor zgjedhor nuk është në përputhje me këtë konventë.
Ne kemi paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihet si një organizatë për të dhënë rekomandimet tona dhe për t’i përfaqësuar ato, sepse ekziston diskriminim i drejtpërdrejtë i njerëzve me aftësi të privuar juridike, nuk ka statistika për këta qytetarë dhe ne kërkojmë të përfshihen, prandaj “Askush nga anëtarët e listuar nuk mund të përfaqësojë këtë grup të qytetarëve si ne, sepse ne i kemi të dhënat,” tha Dimitrovska.
This post is also available in: Macedonian