Në analizat e monitorimit afatgjatë të CIVILit konstatohet se prodhimi dhe përhapja e lajmeve të rrejeshme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes në mediat dhe rrjetet sociale ka arritur përmasa industriale. Fushata parazgjedhore të cilën e zbatojnë subjekte politike të caktuara në kontekst zgjedhor është jo-korrekte dhe destruktive, dhe paraqet kërcënim serioz për cilësinë e procesit zgjedhor.
Në analizat për gjuhën e urrejtjes shënohet se është sistematike dhe e organizuar. Madje edhe kërcënimi nga koronavirusi u keqpërdor në kontekst zgjedhor. Në fushatën e zezë shkohet deri aty, që inidividë të caktuar të sferës mediatike dhe universitare madje edhe bëjnë thirrje për luftë etnike, duke punuar në favor të partive të caktuara politike dhe qendra të fuqive jashtë vendit.
Me fushatën e subjekteve politike të caktuara dhe strukturave tjera, arma themelore propagandiste e të cilave janë lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, cenohet e drejta e qytetareve dhe qytetarëve për zgjedhje të informuar dhe shprehje të lirë të vullnetit në proceset zgjedhore.
Informimi korrekt në përputhje me standardet profesionale dhe etike bie nën hije për shkak të dinamikës së paparë të kërcënimeve hibride kundër demokracisë.
CIVILi e dënon ashpër zbatimin e fushatës me lajme të rrejshme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes në mediat dhe rrjetet sociale dhe u bën thirrje organizatave relevante dhe institucioneve të marrin masa urgjente për mbrojtjen e publikut dhe interesit publik nga këto dukuri të dëmshme.
CIVILi e alarmon opinionin dhe institucionet se ka kohë që nuk bëhet fjalë për anshmëri, por për shkaktim sistematik dhe agresiv të dëmeve të pariparueshme për interesin publik dhe rrezikimin e të drejtës së qytetarëve për informim objektiv, posaçërisht në periudhën kur ata duhet të sjellin vendim si votues, të lirë, pa frikë dhe nxitje. Prandaj, urgjentisht nevojitet reagim nga institucionet relevante të vendit, t’i parandalojnë dhe t’i sanksionojnë propagandën e zezë dhe lajmet e rrejshme. Nevojitet hetim urgjent edhe për mënyrën e financimit të mediave të caktuara nga jashtë për fushatë kundër interesave strategjike nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, CIVILi u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të kenë kujdes nga dhe si informohen, sepse prodhimi i lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave është i forcuar.
Para zgjedhjeve, CIVILi përmes platformës mediatike do t’i forcojë orvatjet në luftën kundër kërcënimeve hibride kundër demokracisë dhe publikisht do të tregojë dhe shpalosë raste të propagandës së zezë që do t’i paraqesin vëzhguesit dhe gazetarët qytetarë.
Gjithashtu, nga sot, CIVILi do të fillojë me përgatitje të listës së mediave, profileve në rrjetet sociale dhe entitete tjera veprimet e të cilëve janë të drejtuara kundër praktikave të mira zgjedhore, demokracisë dhe etikës së hapësirës publike në vend.
*
Lajmet e rrejshme, gjuhë të urrejtjes dhe shkelje të të drejtave të njeriut mund të paraqiten ( edhe në mënyrë anonime) KËTU.