Rezultati pozitiv nga lufta e punëtorëve të tekstilit në konfeksionin “Matea” nga Kamenica e Maqedonisë, të cilët për shkak të qëndrueshmërisë dhe solidaritetit tyre arritën të fitojnë atë që me u takon me ligj, është materiali që fitoi çmimin e parë në ciklin e shtatorit – të nëntin me radhë të shpërblimeve për gazetari qytetare në korniza të projektit “Objektivi Qytetar”.
Tekstin - Kamenica e Maqedonisë: Punëtorë tekstili fituan të drejtat e tyre!, e ka përgatitur qytetari gazetar Goran Trajkov nga Shtipi, i cili në shpërblimin e sotëm të çmimeve foli për rrjedhën e grevës së punëtorëve të tekstilit, gjatë të cilit, në mungesë tëg azetarëve nga mediat tradicionale, ishte i vetmi që informoi për ngjarjet.
Çmimin e dytë e fitoi qytetari gazetar Darko Serafimoski nga Tetova, i cili edhe pse deshi të mbetet anonim, në ndarjen e çmimeve vendosi të prezentohet para të pranishmëve dhe të flet publikisht për probelmet me infrastrukturën në Tetovë. Teksti Tetova: “Vrima” në premtimet dhe gropa nëpër rrugë, përmes video regjistrimit dhe fotografive, paraqet gjendjen reale në Tetovë, dhe rrugët, të cilat pavarësisht nga të gjitha premtimet, ende janë në gjendje katastrofale.
Komisioni tre-anëtarësh i CIVIL, vendosi që çmimin e tretë t’ia ndajë tekstit - Kumanova: Në vend të integrimit, shpërbërje!. Qytetari gazetar Zenel Miftari, në teksin e tij informon publikun për kushtet në të cilat mësojnë nxënësit e shkollave të mesme- shqiptarë, në Kumanovë.
“Institucionet janë të shurdhëra për frikën dhe mundimet e qytetarëve”, dhe “Familja Sveqanoski nga Prilepi urgjentisht kërkon ndihmë nga shteti”, janë tekstet që i fituan dy çmimet e katërta në konkursin e muajit shtator. Gazetarët qytetarë të cilët i përgatitën këto tekste, kërkuan të mbeten anonimë.
Secili qytetar i cili ka celular të mençur, fotoaparat ose kamerë të çfarë do lloji, mund të bëhet gazetar qytetar dhe t’i bashkangjitet projektit “Objektivi Qytetar”. CIVIL i inkurajon qytetaret dhe qytetarët, që në mënyrë aktive të kyçen përmes hulumtimeve dhe aktiviteteve mediatike, në zhvillimin e gazetarisë qytetare dhe alarmimin për të gjitha parregullsitë që ndikojnë mbi gjendjen politike, përmes paraqitjeve të kërcënimeve, korrupsionit politik, ryshfetit ndaj elektoratit, keqpërdorimin e resurseve publike dhe administratës.
“Përmes teksteve, audio dhe foto regjistrimeve, do të kontribuoni që së bashku ta forcojmë vetëdijen publike dhe të formulojmë kërkesa publike për zgjedhje të lira, të themeluara mbi dëshmitë nga hulumtimet tuaja, përmes aktivizmit onlajn, punës në terren, evenimenteve mediatike dhe publike”, thuhet në porosinë e CIVIL deri te qytetarët e interesuar.
Për pjesëmarrje në garë, me plotësimin e formularit, klikoni KËTU.
CIVIL- Qendra për Liri u falënderon pjesëmarrësve të deritanishëm dhe i fton që edhe më tej të vazhdojnë me pjesëmarrjen aktive qytetare dhe të kontribuojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për demokratizimin e shoqërisë.
Projekti “Objektivi Qytetar” është i mbështetur nga fondacioni National Endowmnent for Democracy.
This post is also available in: Macedonian