Konferencë shtypi për vizitën e Karvanit të Lirisë në Shtip

Përpara evenimentit të madh multimedial në Shtip, të premten më 23 shtator, Karvani i Lirisë sot i vizitoi komunat fqinje: Sveti Nikollë, Radovish, Çeshinovë –Obleshevë, Karbincë, Vinicë dhe Koçanë, ku ekipet e CIVIL-Qendrës për Liri shpërndanë materiale informative, biseduan me banorët e komunave,  duke i promovuar qëllimet e Karvanit të Lirisë.

Në Shtip, me fillim nga ora 12, në prezencë të mediave lokale, u mbajt konferencë për shtyp në të cilën u paralajmërua koncerti i nesërm në Sheshin e Qytetit, në të cilin do të marrin pjesë Toni Zen, “Blla Blla Blla...” dhe “String Forsis”.

14442635_1346957681999078_1038103534_n

Petrit Saraçini, koordinator programor i CIVIL, e promovoi Karvanin e Lirisë dhe i ftoi të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Shtipit dhe të komunave tjera, në evenimentin e nesërm multimedial në të cilin, përskaj koncertit të madh në ora 20:00, do të mund të marrin pjesë në debatin “Maqedonia, me ose pa liri”, në sallën e komunës në ora 18:30 dhe në punëtorinë e artit figurativ “Liria me ngjyra”.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija dhe pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. Projekti është i mbështetur nga USAID.

This post is also available in: Macedonian