Persona të përkatësisë rome të sulmuar dhe të lënduar në pishinë në Veles

Disa Romë nga Shkupi të dielën në mbrëmje janë rrahur brutalisht në pishinën e qytetit “Snupi” në Veles, nga dhjetë persona, mes të cilëve edhe pjesëtarë të sigurimit të pishinës nga agjencioni për sigurim – SGS.

“Rreth orës 19, të dielën, mu lajmëruan se në Veles në pishnën “Snupi” janë rrahur disa Romë. Menjëherë shkova të shoh se çfarë po ndodh. Ajo që pash ishte trishtuese, disa persona ishin të mbuluar me gjak, të lidhur me fasha, ndërsa një djaloshi i kishin qepur gjashtë pe në kokë. Deri ora 4 pas mesnate qëndruam në stacionin policor në Veles, të japin deklaratë dhe të bëhet  regjistrimi i rrahjes”, shkruan aktivisti dhe gazetari qytetar Gege Demirovski.

Për rastin do të informohen të gjitha institucionet përkatëse, sepse gazetari qytetar është i vendosur se  “askush nuk guxon ti rrahë Romët vetëm se vizitojnë pishinë ose ndonjë vend tjetër publik”.

This post is also available in: MacedonianEnglish