Dehran Muratov nga Civili në hapjen e CIVIL FEST rrëfeu një tregim të trishtueshëm për Romët e Bairit të Manastirit të cilët nuk i kanë kushtet themelore për jetesë dhe përditshmëria e të cilëve mes tjerash është edhe lufta e vazhdueshme për ujë.
“Dita e të drejtave të njeriut duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Do të kthehem në tregimin e fundit për Romët në Manastir të cilët nuk kanë ujë, të cilët i vizituam. Dhe kur duhet të flasim për të drejtat e njeriut, gjëja e parë që e mendoj është e drejta për ujë… Prandaj nuk e di se për cilat të drejta të njeriut të flas kur këta njerëz nuk e kanë të drejtat themelore për ujë”, deklaroi Dehran Muratov nga Civili.
Teksti dhe fotografia: Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri