Gazetarja qytetare, studentja Rosica Stojkova nga Llozova është fituese e çmimit të parë për tregimin më të mirë qytetar “Nuk e lëshojnë të kalojë automjeti i Ndihmës së Shpejtë” në konkursin shpërblyes “Bëhu gazetar qytetar”, pjesë e projektit “Objektivi qytetar”. Videon për artikullin Stojkova e ka regjistruar më 27 prill (“Të Enjten e përgjakur”), gjatë dhunës në Kuvend.
Juria e Civilit në përbërje nga: Biljana Jordanovska, Maja Ivanovska dhe Ermin Klimenta, ndanë edhe katër çmime për ciklin dymujor.
“Lufta për ajër të pastër është luftë e vërtetë“ është tregimi që e fitoi çmimin e dytë, nga autori gazetar qytetar, Vullnet Mahmuti. Ai e ka regjistruar tregimin në Parkun e qytetit në Shkup, gjatëprotestës qytetare kundër ndotjes së ajrit.
Tregimi që e fitoi çmimin e tretë vjen nga Prilepi, nga protestat e “Për Maqedoni të përbashkët”, ku në turmën e qytetarëve vërehen edhe kamionë me blloqe mermeri. Gazetari qytetar Rubin Sokollovski lshtë autor i tregimit të shpërblyer: Kamionë me blloqe mermeri në protestat në Prilep.
Në këtë cikël shpërblyes që e përfshin periudhën prill-maj 2017, komisioni vlerësues ndau edhe dy shpërblime të katërta, ndërsa autorët vendosën të mbetene anonimë.
Tregimi “Punë për festë, pagë për ditë pune!”, përpunon temë nga sfera e ttë drejtave të punëtorëve në kornizat e një konfeksioni, për më saktë, presionet dhe keqpërdorimet me të cilat përballen punëtoret në industrinë e tekstilit. Në emër të autorit anonim të tregimit, shpërblimin e pranoi Kristina Ampeva nga OJQ “ Gllasen Tekstilec”.
Tregim i shpërblyer është edhe “Po rrenohet muzeu i LNÇ në Krushevë” , kushtuar mospkujdesit për trashëgiminë kulturore-historike në këtë qytet. Muzeu i LNÇ, sipas gazetarit qytetar i ili mbeti të mbetet anonim, i është lënë dhëmbit të kohës dhe është i mbyllur për vizita.
Shpërblimet u ndanë nga Marija Tegovska, anëtare e ekipit të Civilit.
Autorët e të gjitha tregimeve të shpërblyera janë gazetarë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në seminaret dhe punëtoritë të cilat i zbaton Civili gjatë këtyre dy viteve, duke e realizuar projektin “Objektivi qytetar”.
“Nga gazetarët qytetarë askush nuk kërkon përsosmëri, fotografi, regjistrim ose tekst të jashtëzakonshëm ...Më e rëndësishmja është dëshira të bëhet diçka, të reagohet në momentin e duhur dhe me siguri, më domethënëse është dërgimi i artikullit me kohë në CIVIL. Projekti “Objektivi qytetar” do të vazhdojë, andaj, i ftojmë qytetaret dhe qytetarët të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni të jashtëzakonshëm”, porositi Sinisha Stankoviq, redaktori i CIVIL Media dhe një nga ligjëruesit e seminareve dhe punëtoriva edukative.
Projekti “Objektivi qytetar” i ndjek ngjarjet dhe proceset aktuale në vend, dhe i shpërblen artikujt më të suksesshëm të gazetarëve qytetarë.
Shkelja e të drejtave të punëtorëve, premtimet e parealizuara të bartësve të pushtetit, keqpërdorime dhe tema ekologjike, janë pjesë nga ajo që informonin gazetarët qytetarë gjatë periudhës së kaluar.
Civili i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të jenë veprues aktivë në ndryshimet shoqërore dhe në tejkalimin e territ mediatik, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për përmirësimin e situatës dhe ndryshimeve shoqërore.
Projekti i kushtohet promovimit të proceseve përgjegjëse dhe transparente politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, prodhim mediatik dhe forcim të vetëdijes qytetare.
Për dy vite me radhë, projektin e financon National Endowment for Democracy.
Qytetarët gazetarë edhe më tej mund të dërgojnë artikuj në CIVIL, në formularin onlajn në ueb faqen Objektivi qytetar.
This post is also available in: MacedonianEnglish