CIVIL Media, bisedoi me avokatin Zharko Stevanoski i cili në ciklin e garave “Bëhu qytetar gazetar”e fitoi çmimin për foto lajmin- Para zgjedhjeve:Tensione, mobing, kërcënime, ultimatum... Me Stevanoski biseduam për motivin e tij si avokat, ti bashkëngjitet projektit “Objektivi qytetar” dhe sipas tij, avokatura është profesion përmes cilit ai ka arritur ti sheh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe organizatat joqeveritare, në sistem juridik i cili është plotësisht nën kontrollin e partisë në pushtet, me qëllim të sigurojë dëgjueshmërinë e qytetarëve dhe të sektorit qytetar.
Siç thotë Stevanoski,projekti “Objektivi qytetar” është një nga mënyrat e kontributit për zbardhjen e tensioneve nga pushteti.
Garat “Bëhu qytetar gazetar” janë pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, i financuar nga National Endowement for Democracy.