CIVILI dënon ashpër postimin e djeshëm të Dimitar Apasievit me gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe vulgaritetit në rrjetet sociale, në kurriz të Radmilla Shekerinska. Ky postim është vetëm një nga seria e pafund e gënjeshtrave, shpifjeve, vulgariteteve, kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar individëve dhe grupeve nga komunitete, organizata dhe institucione të ndryshme.
Sjellja tejet e papërshtatshme e Apasievit dhe të ngjeshmëve si ai, është e adresuar drejt aktivistëve, gazetarëve, ekspertëve, politikanëve dhe të tjerë, dhe me gjuhën e tij inflamatore nxit urrejtje në disa baza, gjë që është në kundërshtim me Kodin Penal.
Heshtja e institucioneve dhe indiferenca e mediave dhe publikut janë të pakuptueshme.
Apasievi dhe ata si ai ka vite që po shijojnë pandëshkueshmërinë, por duhet të ndalet menjëherë!
Apasievi nuk ndalet në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, mesazheve fashiste, vulgare dhe abuzimit të skajshëm të lirisë së shprehjes.
Me sjelljen e tij, Apasievi tashmë ngre dyshime serioze se është i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm.
Ndoshta është koha për të shqyrtuar aftësinë e tij për punë, veçanërisht sepse ai është gjithashtu pjesë e stafit mësimdhënës të Universitetit të Shtipit. Mjaft! Sjellja e Apasievit dhe të tjerëve si ai është e papranueshme dhe meriton të gjitha dënimet dhe sanksionet.
CIVILi paralajmëron vazhdimisht se gjuha e urrejtjes nxit akte të urrejtjes dhe në periudhën e kaluar ka qenë edhe më aktive në ndjekjen e sjelljeve devijante të individëve dhe grupeve të caktuara në politikë, veprimet shkatërruese të të cilave janë në rritje. Në këtë rast, bëhet fjalë edhe për një nga deputetët në Kuvend!
Krijuesit e përmbajtjeve dhe mesazheve, nxitësit, shpërndarësit dhe përkrahësit e gjuhës së urrejtjes i kanë kaluar të gjitha kufijtë!
Kjo situatë në publik nuk mund të tolerohet më dhe të kalojë e pandëshkuar.
CIVILi kërkon nga të gjitha institucionet përkatëse si Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, të veprojnë urgjentisht në përputhje me detyrimet ligjore në mënyrë që të parandalojnë dhe sanksionojnë këtë fenomen që po merr hov.
Këshilli mësimor në GDU Shtip dhe Ministria e Arsimit janë thirrur gjithashtu të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.
CIVIL i bën thirrje publikut, të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, ta largojnë dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë në media, rrjetet sociale dhe paraqitjet publike.