Kërcënime, shkelja e fshehtësisë së votës dhe parregullsi tjera në Njësinë Zgjedhore 3 në raportin paraprak të CIVIL-it

Njësia Zgjedhore 3 përfshin komunat e Kumanovës (18 vendvotime), Kriva Pallanka, Shtip, Koçani, Veles, Berovë, Pehçevë, Probishtip, Dellçevë, Petrovec, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovc, Karbincë, Zelenikovë, Ilinden, Shën Nikollë , Vinicë, Gradsko…

Sipas rezultateve përfundimtare jozyrtare, të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Njësinë Zgjedhore 3, Koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 10 vende, Koalicioni “Mundemi” 9 dhe vende dhe E Majta 1. Në NJZ 3, Koalicioni LSDM mori 66 853 vota, Koalicioni VMRO-DPMNE 71,551, BDI 3,331, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 992, E Majta 6.939 dhe PDSH 242 vota.

Në raportet e përpunuara deri më tani nga vëzhguesit e CIVIL-it që vëzhguan në NJZ 3, janë 65 vërejtur parregullsi në disa kategori. Dhjetëra raporte të tjera të vëzhguesve aktualisht janë duke u përpunuar, si dhe ankesa nga qytetarët. Sipas klasifikimit të ngjarjeve, kishte probleme me Listën e Votuesve, shkelje të fshehtësisë së votimit, sjellje të paligjshme të vëzhguesve, funksionim i paligjshëm të organeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe sjellje të paligjshme të votuesve/qytetarëve. Kishte gjithashtu raporte për mospërputhje me protokollet e mbrojtjes nga koronavirusi.

Kërcënime, presione, agjitime

Në Koçani u raportuar një rast (një votues kishte dëshmuar për vëzhguesin tonë, ekziston një regjistrim audio) që një anëtar i KKZ-së, Llazar Stefanov, si dhe siguria personale e kandidatit për deputet nga lista e VMRO DPMNE-së, Mile Lefkov, ka agjituar dhe frikësuar votuesit për të votuar për numrin 14 para qendrave të votimit 0837 dhe 0838, të shkollës fillore Ljupcho Santov.

Në Koçani u raportua edhe një rast ku një anëtar i administratës zgjedhore, i njohur gjithashtu si një aktivist i partisë BDI, i cili kishte kontrolluar listat pas vendit të votimit 0856, në shkollën fillore Malina Pop-Ivanova. Personi, sipas raportit të vëzhguesit, quhet Angellço Tasev, punonjës i Postës Maqedonase. I njëjti, pasditen e ditës së votimit u arrestua nga policia për agjitacion, dhe më vonë u lirua.

Edhe një rast tjetër vjen nga Koçani ku është vërejtur një vëzhgues i VMRO-DPMNE-së i cili pas çdo votimi të 10 deri në 20 votues largohej nga vendvotimi 0835, ka telefonuar dhe ka përsëritur këtë procedurë më shumë se 10 herë. Supozohet se ai ka informuar se kush voton, ndërsa BZ e ka paralajmëruar se nëse nuk ndalet, ata do të shënonin sjelljen e tij brenda procesverbalit. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është regjistruar në procesverbal dhe nuk konfirmohet që sjellja e tillë është ndalur.

Jashtë vendvotimit 2324 në Karbinci, janë vërejtur aktivistë të partisë duke pretendar se po merrnin selfi para vendvotimit, por në fakt fotografuan të gjithë ata që votonin. Një nga fotografitë tregon edhe vëzhguesin tonë.

Në vendvotimin 863, Koçani, një vëzhgues i VMRO-DPMNE-së u vu re duke drejtuar një votues për kën të votojë.

Në Berovë, rreth vendvotimit 0014 në fshatin Rusinovë, një automjet partiak i VMRO-DPMNE-së ishte vërejtur duke bartur votues dhe duke folur me një zyrtar të vendosur në vendvotimin.

Nga ajo që mbërriti nga vëzhguesit tanë në Veles, rreth vendvotimeve 2178, 2179 dhe 2180 të vendosura në një ndërtesë komunale, ish shkollë, në oborr ka pasur një grupim të anëtarëve të shoqatës Anton Llazov Qoseto dhe mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, të cilët ishin edhe vëzhgues të akredituar për të KSHZ. Pas ndërhyrjes së policisë, ata u shpërndanë. Ata u vërenë përsëri duke u grupuar para një ndërtese tjetër në të njëjtat vendvotime. Sipas informacionit të vëzhguesit, disa prej tyre ishin të përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit 2017.

Lista e votuesve

Probleme me Listën e Votuesve janë vërejtur në disa vende, si vijon: në Probishtip 3 raste (VV 1565, 1536, 1531), në Shtip 1 (VV 2282), në Dellçevë 5 (VV 581, 582, 583), në Pehçevë 4 (VV 0024), në Petrovec 2 raste (VV 2386, 2384).

Votuesit në këto komuna ose nuk ishin ose në Listën e Votuesve, siç ishin rastet në Delçevë, ku kishin karta identiteti të lëshuara në shkurt të vitit 2020, por ende nuk ishin në Listën e Votuesve. Për më tepër, kishte çështje edehe me karta të identitetit të skaduara, por më shqetësuese janë rastet kur, përkundër dokumentacionit valid, disa votues nuk ishin në Listën e Votuesve. Të gjithë këta votues u dërguan në KKZ ku u thanë që mund të paraqesin ankesa, por jo edhe për të votuar! Kjo shkel një nga të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e votës, të garantuar me Kushtetutë dhe ligjet e RMV.

Dy votues nga Probishtipi paraqitën ankesa pranë KSHZ-së, por të dy ishin refuzuar. Ka 7 ankesa nga Shtipi, të gjitha janë të refuzuara. Nuk ka raporte nga Dellçeva, Petroveci dhe Pehcheva. Kjo do të thotë që votuesit thjesht hoqën dorë nga e drejta e tyre e votës, duke mos dashur të ekspozohen ndaj procedurave burokratike me një fund të pasigurt.

Shkelje e fshehtësisë së votës

Shqiptimi me zë i emrave të votuesve, bërtitjet me zë të lartë për kë u votua, fotografimi i fletëve të votimit, janë vetëm disa nga mënyrat me të cilat është shkelur fshehtësia e votimit në NJZ 3.

Në Koçani është regjistruar një rast i fotografimit të fletëvotimit (VV 0835). Një anëtar i VZ-së kishte vërejtur, kishte reaguar dhe e ka regjistruar çështjen në procesverbal. Policia u thirr gjithashtu, por votuesi arriti të ik nga vendvotimi.

Në Probistip u raportua një rast i fotografimit të fletëvotimit në VV 1531, në shkollën fillore Vëllezërit Milladinovci. Këtu çështja u vu re nga një vëzhgues i cili reagoi vonë, pasi votuesi të hedh votën në kutinë e votimit. BZ regjostroi në procesverbal dhe thirri policinë. Në orën 20:46, më 15 korrik, policia e kishte larguar votuesin nga qendra e votimit.

Në Dellçevë, VV 0572, Shkolla Fillore Vanço Prke, një vëzhgues i CIVIL regjistroi një votues duke i treguar një votuesi tjetër për kën të votonte.

Anëtarët e BZ-ve ose vëzhguesit e partive politike me zë të lartë kanë treguar emrat e votuesve në qendrat e votimit 2281 (3 raste), 2266 (1 rast) 2293 (1), 2275 (2), 2280 (1), 2276 (1) në Shtip, duke shkelur kështu fshehtësinë e votës.

 

Ekipi monitorues i CIVIL-it