CIVIL dënon ashpër sulmet, shpifjet dhe kërcënimet që Konstantin Plevnesh, profesor në ESRA, ia drejtoi prof. Katerina Kollozova dhe miqve të saj. Për më tepër, sjellja e Plevneshit është diçka që në vazhdimësi mbetet e pandëshkuar.
Kërkojmë nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Brendshme të veprojnë menjëherë pas raporteve të personave të prekur. Ju kujtojmë se pandëshkueshmëria e veprimeve të tilla i nxit edhe më tej autorët që të përsërisin veprimet e tyre vërtetë të tmerrshme, të cilat lehtë mund të shndërrohen nga gjuha e urrejtjes, në vepra nga urrejtja!
Ne i nxisim autoritetet të kuptojnë seriozitetin e këtyre veprimeve dhe të sanksionojnë urgjentisht ata që lejojnë veten të ngacmohen dhe poshtërohen publikisht nga kushdo.Ju kujtojmë që e gjithë çështja merr një dimension tjetër sepse bëhet fjalë për figura publike, në këtë rast një profesor, i cili duhet të jetë një shembull për studentët e tij.
Inkurajimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes, ngacmimi në internet dhe shpifjet është e papranueshme për një akademik.
Fatkeqësisht, monitorimi i CIVIL si një organizatë për të drejtat e njeriut konstaton se numri i figurave publike që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe inkurajojnë publikun për ta bërë këtë, është i madh.
Institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të sanksionuar dhe kështu të zvogëlojnë abuzimin e rrjeteve sociale nga figurat publike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të inkurajohen dhe të raportojnë rastet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Ata mund ta bëjnë këtë në faqen tonë për raportimin e gjuhës së urrejtjes, por edhe me institucionet kompetente siç janë Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike.
Ekipi i CIVILit për komunikime