Maratonë tetori e CIVILit

CIVILi ia kushtoi tetorin aktiviteteve të projekteve në disa fusha dhe tema të reja. Nga organizata thonë se, pavarësisht nga vëllimi i punës dhe llojllojshmëria e temave, ata janë optimistë.

“Mbështetja nga qytetaret dhe qytetarët është e madhe, dhe me menaxhim racional, besoj se ekipet e organizatës, si shumë herë deri tani, do të dëshmojnë se mund të merren me vëllimin e madh të punës dhe llojllojshmërisë së temave. Ndërkaq, të gjitha projektet dhe aktivitetet janë pjesë e strategjisë afatgjate të CIVILit dhe janë pjesë e angazhimeve tona, prandaj, çdo aktivitet është në kontekst të të drejtave dhe lirive të njeriut”, - deklaroi Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit.

Vlerat e gjelbra, drejtësia sociale dhe antinacionalizmi, sipas kontekstit dhe metodologjisë së CIVILit janë tema transverzale, të integruara në bazat programore dhe strategjike të organizatës. Ato janë pjesë e projektit “Ardhmëri e gjelbër”, në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell.

 

Transformimet demokratike, angazhimet për të drejtat dhe liritë e njeriut, monitorimi i proceseve shoqërore dhe politike, forcimi i lirisë së shprehjes dhe liritë e mediave, janë pjesë e angazhimeve të projekteve të CIVILit me projektin e madh “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

CIVILI para një kohe të shkurtë është edhe një nga grantistët e programit Zviceran për mbështetje të shoqërisë qytetare në Maqedoninë e Veriut, CIVICA MOBILITAS, në kornizat e të cilit forcohet organizata dhe mbështeten të gjitha angazhimet e deritanishme të organizatës dhe projekteve, në drejtim të mbështetjes së kursit reformist të vendit.

CIVILI në vazhdimësi vazhdon të punojë në forcimin e vetëdijes te qytetaret dhe qytetarët, edukimin dhe mobilizimin në luftën kundër korrupsionit, lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Aktivitetet në terren në fillimin e tetorit filluan me info stenda për “Ardhmëri të gjelbër” në disa vende në qendrën e Shkupit, ndërsa do të vazhdojnë edhe më tej gjatë javës së ardhshme. Në këtë mënyrë, ekipi i CIVILit është në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët, përmes materialeve dhe bisedave informative dhe edukuese, me këmbim të ideve, qëndrimeve dhe zgjidhjeve të mundshme të problemeve dhe të kontribuojnë për ndryshimet shoqërore në çdo sferë të jetës, me promovim të vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit.

Në agjendën e   CIVILit për muajin tetor është ngjarja komunale “Ardhmëri e gjelbër” në Strumicë, më 15 tetor, me fillim në ora 13. Në punëtori parashikohet pjesëmarrësit dhe pjesëmarrësit të kyçen në mënyrë aktive në diskutimin për temat e ngjarjes dhe të orvaten të gjejnë mënyra për pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje.

Konferenca  “  Po vjen koha e të Gjelbërve” do të mbahet më 25 tetor në hotelin “Porta” (Aerodrom) nga ora 12 deri 14.  Në konferencën janë të ftuar organizata qytetare dhe iniciativa, parti politike dhe institucione në nivel nacional dhe lokal. Në konferencë do të flitet për sfidat dhe mundësitë në fushën e vlerave të gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin, si dhe për lidhshmërinë e ndërsjellë dhe pandashmërinë, për të cilat CIVILi angazhohet fortë.

Komunikimi i kirë mes qytetarëve dhe institucioneve varet edhe nga politikat transparente dhe përgjegjëse që zbatohen në nivel nacional dhe lokal. Prandaj, CIVILI i kushton vëmendje të madhe promovimit të këtyre vlerave, me edukim dhe forcim të vetëdijes publike, por edhe me adresim të vazhdueshëm të lëshimeve. Në këtë sferë, me rëndësi të madhe është edhe bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e korrupsionit.

Në temën gazetari qytetare, si mjet për monitorimin dhe shformimin e politikave dhe praktikave të gabueshme, me të cilën kontribuohet edhe për shoqërinë transparente dhe përgjegjëse, CIVILI organizon seminar njëditor rajonal në Prilep, në bibliotekën e qytetit  “Borka Taleski”, më 19 tetor, me fillim në ora 10. Të drejtë për pjesëmarrje kanë aplikuesit nga komunat në rajonin e Pellagonisë: Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Prilep, Resnje, Novaci dhe Dollnen. Pjesëmarrja është e mundshme me plotësimin e Aplikimit për pjesëmarrje, nga e cila më pas komisioni i veçantë i CIVILit vendos për pranimin e tyre.

Seminari “Objektivi qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë”, është mundësi për të gjithë qytetarët aktivë dhe të vetëdijshëm me pjesëmarrjen e tyre të kontribuojnë për procese transparente dhe të përgjegjshme politike. CIVILi, nga ana tjetër, siguron qasje inovative, jashtëzakonisht dinamike, interaktive dhe praktike për temat e kapura në seminar. Ekipi i ligjëruesve nga CIVILI i promovon edhe mundësitë që i ofron përparimi dhe qasja e teknologjive të reja dhe platformave të komunikimit për mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efektive të ndikimit në drejtim të promovimit dhe vendosjes së shoqërisë transparente dhe përgjegjëse.

“Nëse mbeteni në mënyrë aktive me CIVILin dhe kyçeni në aktivitetet tona, fundi i muajit sjell ngjarje të reja interesante dhe të vlefshme të cilat nuk do të dëshironi t’i lëshoni. CIVILi, si zakonisht, me kohë do t’i informojë qytetaret dhe qytetarët për aktivitetet, me ftesë për të gjithë, të jenë pjesëmarrës aktivë në të  njëjtat. Ndërkohë, ndiqni platformat mediatike të CIVILIT: CIVIL Media, Green CIVIL, Drejt,  faqen e specializuar për gazetari qytetare, Objektivi qytetar, si dhe në rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tuiter”, bëjnë thirrje nga Ekipi i CIVILit për komunikim me publikun.

CIVILI u dëshiron muaj të suksesshëm dhe aktiv të gjithë mbështetësve dhe anëtarëve dhe u bën thirrje të jenë aktivë dhe të zëshëm në mbështetjen e ndryshimeve shoqërore dhe politike në vend.

Ekipi i CIVILit për komunikim