Një degë ra mbi shitoren e petullave në lagjen Hrom

Mbrëmë rreth orës 19 në lagjen Hrom të Shkupit, ra një degë e madhe mbi shitoren e njohur të petullave. Për fat, nuk ka të lënduar, shkruan gazetarja qytetare Elvira Mustafa.

Për shkak të rrezikut, banorët e ndërtesave ishin të evakuuar, ndërsa vendi i ngjarjes ishte i rrethuar me policë derisa shërbimi Parqe dhe gjelbërim intervenuan për largimin e degës.

Nëse qytetarët në të ardhmen kanë fatin të mos lëndohen nga ndonjë pemë ose degë gjatë erës së fortë, ose, institucionet shtetërore do t’i përvishen punës dhe do t’i largojnë të gjitha pemët dhe degët e vjetra…