Punëtori për qytetarë gazetarë në Tetovë

Qytetarët aktivistë të rinj nga Tetova, në Sheshin e Qytetit patën mundësinë të marrin pjesë në punëtorinë e hapur për qytetarë gazetarë. Të motivuar edhe nga ligjëruesit Petrit Saraçini dhe Sinisha Stankoviq, pjesëmarrësit ishin të disponuar të diskutojnë për tema lokale dhe për çështje të cilat i mundojnë tetovarët në përditshmërinë e tyre.

IMG_8535

Pjesëmarrësit në trajnim ishin të njoftuar me mjetet praktike të cilat mund t’i shfrytëzojnë për gazetari dhe aktivizëm më të suksesshëm qytetar, dhe me ciklin shpërblyes “Bëhu qytetar gazetar”, në të cilin mund të marrin pjesë dhe të shpërblehen për materialet e tyre. Në pjesën e dytë të punëtorisë, ata  edhe në mënyrë praktike edhe në terren, u munduan t’i realizojnë video dhe foto materialet e tyre të para si gazetarë qytetarë.

Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga fondacioni National Endowement for Democracy.