Deri tre ditë më parë, faqja në Facebook e quajtur “Nalet u bëfshi” ishte një nga burimet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Sajti ishte vrimë e postimeve dhe komenteve më vulgare, më nacionaliste, më raciste, dhe më të ndyra.
Kjo faqe më së shumti mbronte bojkotimin e zgjedhjeve dhe mohimin e legjitimitetit dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut, e ndjekur vazhdimisht me gjuhë të urrejtjes, thirrje për linçim, kërcënime, fyerje dhe poshtërim.
Një rast i tillë ishte kërcënimi ndaj veprimtarit dhe kolumnistit Nenad Jovanoviq pas prezencës së tij në emisionin “Vetëm e vërteta” të Kanalit 5, ndërsa një fotografi e presidentit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ishte postuar në të njëjtën faqe më 29 qershor, nën të cilën kishte komente eksplicite me gjuhë të urrejtjes dhe jotolerancë etnike.
Pasi ekipi monitorues i CIVILit i zbuloi këto raste dhe i publikoi në platformën mediatike, faqja “Nalet u bëfshi” nuk ekziston më, d.m.th u zhduk nga rrjeti social, tashmë pasdite, pas njoftimit të CIVILit për kërcënimin ndaj Nenad Jovanoviq.
Ekipi monitorues i CIVILit