Çfarë është keqpërdorimi i resurseve publike për qëllime zgjedhore

0

Keqpërdorimi i resurseve publike është çdo keqpërdorim i mjeteve dhe të mirave në pronë të shtetit për qëllime zgjedhore. Kodi Zgjedhor është decid se nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, deri në mbarimin e tyre, nuk mund të disponohet me mjetet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga fonde publike dhe mjete të ndërmarrjeve publike ose personave juridikë që disponojnë me kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturën siç janë rrugët, ujësjellësit, kanalizimet, çerdhet, shkollat, fushat sportive etj. Gjegjësisht, nuk mund të niset ndërtimi.

Kjo nuk ka të bëjë me projektet për të cilat paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, gjegjësisht, bëhet fjalë për realizimin e programit të sjellë në bazë të ligjit në vitin aktual.

Këtu në fakt edhe krijohet hutimi dhe mashtrimi më i madh, sepse, shpesh, sipas përvojave të deritanishme, këto projekte të cilat janë të parashikuara në programet, dhe për të cilat janë të miratuara mjete në vitin aktual, rregullohen në mënyrë që realizimi i tyre ndodh në kohën e periudhës parazgjedhore, ndërsa u i shërben pushtetit të tregojnë se e realizojnë premtimin para qytetarëve.

Gjithashtu, në periudhën e dhënë, nga shpallja e zgjedhjeve deri në mbarimin  e zgjedhjeve, nuk guxon të bëhet pagesa e rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime tjera nga mjetet e buxhetit, të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore. Të ndaluara janë edhe nënshkrimi marrëveshjeve kolektive.

Në periudhën prej 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, e deri në mbarim, nuk mund të paguhen subvencione, të cilat nuk janë pagesa mujore.

Gjithashtu, sipas Kodit Zgjedhor, në këtë periudhë nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga buxheti, duke marrë parasysh se nën ndalesë për mbajtje të ngjarjeve publike nuk nënkuptohet dhënia e deklaratës nga bartës i funksionit publik, ose kandidatit për bartës të funksionit publik në tubime, intervistë në media, debat në media ose përgjigje në pyetje gazetare.

Në periudhën e dhënë, Ministria për financa është e obliguar që të gjitha pagesat buxhetore, me përjashtim të rrogave të rregullta, pensioneve dhe harxhimeve komunale, t’i publikojë në internet faqe në bazë të veçantë për shpenzime buxhetore në periudhën zgjedhore. Ministria për financa, gjithashtu, dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve është e obliguar të dorëzojë raport të veçantë financiar parazgjedhor, në të cilin do të përfshihet përmbajtja e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara  nga buxheti, të ndara me artikuj, në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e dorëzimit të raportit, i cili publikohet në ueb faqen e ministrisë.

Gjatë periudhës parazgjedhore dhe ditës zgjedhore, për nevojat e fushatës zgjedhore është i ndaluar shfrytëzimi i zyrave, pajisjeve dhe makinave zyrtare të organeve shtetërore, përveç personave për të cilët vlejnë rregulla të veçanta për mbrojtje, siç janë funksionarë shtetërorë të cilëve me këto rregulla u takon sigurim personal.

Për veprim në kundërshtim me përcaktimet e anëtarëve nga Kodi Zgjedhor të cilat kanë të bëjnë me këto çështje, nga ana e anëtari të Qeverisë, zëvendës ministër ose funksionar i cili udhëheq me organ, është e parashikuar gjobë me shumë prej 1000 deri 200 euro, në kundërvlerë në denarë.

M. Ivanovska