Çdo gjë që duhet të dini për Listën e Votuesve

0

Proceset zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut çdo herë kanë tendencë të parregullsive që në pjesë të madhe janë të lidhura me Listën Zgjedhore, si lloj regjistri sipas të cilit udhëhiqet Komisioni Shtetëror Zgjedhor kur në ditën e zgjedhjeve përcakton se kush ka të drejtë vote. KSHZ është institucioni kompetent për azhurnimin e Listës së Votuesve.

Lista e Votuesve në Kodin Zgjedhor është e definuar si dokument publik për tërë territorin e shtetit mbo bazë të së cilës zbatohen zgjedhjet dhe referendumet në nivel shtetëror dhe lokal. Lista udhëhiqet sipas Regjistrit të shtetasve, në formë të regjistrit të votuesve me përpunim automatik të të dhënave. Kjo nënkupton se azhurnimin e Listës së Votuesve KSHZ e bën në bashkëpunim me organet tjera kompetente si MPB, MSHIA, organet gjyqësore, të cilat disponojnë me regjistra në baza të ndryshme.

Lista zgjedhore përmban të dhëna të qytetareve dhe qytetarëve që tregojnë se kanë mbushur 18 vite, kanë aftësi pune, vendbanim të vazhdueshëm në njësinë zgjedhore, komunë ose Qytetin e Shkupit ku bëhet zgjedhja. Sa u përket shtetasve të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në punë të përkohshme ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, ndërkohë që janë të regjistruar në Listën e Votuesve në bazë të evidencës nga organi kompetent ose paraqitjes për votim, kanë të drejtë vote për zgjedhje të presidentit të shtetit dhe zgjedhje të deputetëve në Kuvend në përfaqësitë diplomatike – konsullore në Maqedoni dhe jashtë vendit, gjegjësisht, zyre konsullore.

Ajo që është e rëndësishme për qytetarët është se KSHZ kryen regjistrimin, plotësimin dhe shlyerjen e të dhënave në Listën e Votuesve, në të shumtën e rasteve gjatë kontrollimit publik në Listën e Votuesve edhe pse sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejtë gjatë tërë vitit të bëjnë kontrollin e të dhënave. Në parim, qytetarët vetë paraqiten në ndonjë nga repartet rajonale dhe në zyrat e KSHZ.

Për votuesit është e rëndësishme të dinë se KSHZ është kompetente sipas kodit Zgjedhor t’i mbrojë të dhënat nga Lista Zgjedhore,  të cilat nuk guxojnë të përdoren për asnjë qëllim tjetër, përveç për realizimin e të drejtës votuese të qytetarëve. Ligji parashikon që partitë politike të regjistruara, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, gjegjësisht, përfaqësuesit e autorizuar dhe zëvendësit e tyre të dorëzuesve të listave të kandidatëve nuk munden t’i shfrytëzojnë listat zgjedhore në ditën e zgjedhjeve për evidentimin e personave që kanë votuar.

Pikërisht kjo pjesë e Kodit Zgjedhor më shpesh shkelet në ditën e votimeve. Sipas përvojës së Civilit, çdo i treti vëzhgues paraqet evidencë të votuesve nga përfaqësuesit,  zakonisht vëzhgues, të partive politike, brenda në vendvotim ose jashtë vendvotimit.

Problemi më i madh dhe parregullsitë më të mëdha me Listën e Votuesve ndodhin shumë më herët, pikërisht gjatë kontrollit publik. Atëherë, pjesa më e madhe e paraqitjeve të qytetarëve ka të bëjë me të ashtuquajturit votues fantazma.

Votuesit fantazma janë emra dhe mbiemra njerëzish që nuk ekzistojnë, asnjëherë nuk kanë ekzistuar ose nëse ekzistojnë, nuk dihet se ku gjenden, në adresën e votuesit të vazhdueshëm. Fantazmat nga institucionet përkatëse janë të shpjeguar si gabim sistemor, gabim i vetë qytetarëve të cilët nuk janë çlajmëruar nga venbanimi paraprak, manipulim i qëllimshëm me Listën e Votuesve nga pushteti, regjimi, struktura e kaluar të një institucioni të caktuar nga i cili KSHZ i merr të dhënat…

Megjithatë, edhe nëse është kështu, qytetarët zakonisht përballen me problemin e shlyerjes së këtyre votuesve fantazma nga Lista e Votuesve. Edhe pse KSHZ është kompetente për azhurnimin e Listës së Votuesve, kompetencat e saj janë vetëm për të dhënat personale të votuesve, por jo edhe të personave tjerë të cilët ndoshta jetojnë, e ndoshta edhe nuk jetojnë në adresën e njëjtë me votuesin që paraqet.

Prandaj, problemin më të madh në mbrojtjen e të drejtës votuese, votuesit a kanë qysh në fillim, me Listën e Votuesve, kur janë të detyruar ti zgjidhin vetë gabimet e institucioneve ose sistemit.

Në pjesën e evidentimit të së drejtës votuese në Kodin Zgjedhor, votuesit mund të njihen edhe më tepër me mënyrën e ankesave dhe afateve në rast të zgjidhjes negative në bazë të paraqitjes së tyre për regjistrim, shlyerje ose ndryshim të të dhënave në Listën e Votuesve.

B. Jordanovska