“Si përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara dhe nënë e birit të rritur me aftësi të kufizuara sot do të pyes – Çfarë janë të drejtat e njeriut? Për këto 70 vite nga Deklarata, po të mendohej një herë në vit për këto kategori, sot do ti mbindërtonim, e jo të fillojmë nga zero”, theksoi Bllagica Dimitrovska nga “Inkluziva”, në hapjen e CIVIL FEST.
Ajo shtoi se përveç Deklaratës, KB sollën edhe gjashtë dokumente, nga të cilat në të parin garantohen të drejtat politike.
“Në Kuvendin tonë nuk ka person me aftësi të kufizuar, por, nuk ka as prind i fëmijëve me aftësi të kufizuar që të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për zgjidhje sistemore. Personat me aftësi të kufizuara janë njerëz me të drejta të njëjta si njerëzit tjerë”, theksoi Dimitrovska.
Ajo apeloi deri te institucionet se nëse sjellin ligje ose bëjnë aktivitete për personat me aftësi të kufizuara, patjetër ti përfshijnë edhe personat me aftësi të kufizuara,
Dehran Muratov
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska
Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri