Pushteti i pastron përmendoret e “Shkupit 2014”, derisa nëpër qendrën e Shkupit gra dhe fëmijë shtrihen në “shtroje” kartoni nëpër rrugët e baltosure dhe të ngrira të kryeqytetit dhe kërkojnë lëmoshë, që të mbijetojnë dimrin!
Qytetari gazetar, i cili dëshiron të mbetet anonim, na dërgoi video material të regjistruar sot nëpër rrugët e Shkupit, si artikull të tij për jo-humanitetin dhe kriteret e shtrembëruara dhe listën e zhvendosur të prioriteteve të pushtetit aktual. Derisa në sheshin e mbuluar me dëborë pastrohet dëbora nga përmendorja “ Luftëtari mbi kalë”, disa qindra metra nga ata, një fëmijë i vogël shtrihet mbi karton në dëborë dhe kërkon lëmoshë...
Maqedonia, e pandjeshme...