“Objektivi qytetar” u promovua në Çarshinë e Vjetër

CIVIL-Qendra për Liri, e prezantoi projektin “Objektivi Qytetar”, nën moton “Për Liri!- Gazetari qytetare për lirinë e shprehjes” në hapësirën para Universitetit Juglindor, në Çarshinë e Vjetër.Para qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm CIVIL projektoi video-materiale të punës së shpërblyer të qytetarëve gazetarë të cilët morën pjesë në ciklin garues “Bëhu qytetar gazetar”.

Kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, u falënderoi të gjithë pjesëmarrësve në projektin “Objektivi qytetar” dhe i inkurajoi që të vazhdojnë të jenë qytetare dhe qytetarë aktivë, të informojnë, të regjistrojnë dhe të shpallin materiale për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe të marrin pjesë në aktivitetet vijuese në korniza të projektit i cili vazhdon edhe për një vit.

IMG_1470

 

“Objektivi qytetar” është projekt në të cilin janë të kombinuar hulumtimi, aktivitetet e mediave dhe aktivizmi, të cilat janë bazë për vëzhgim afatgjatë zgjedhor. Ky projekt do të kontribuojë për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend.
Projekti është destinuar për identifikimin dhe zbardhjen e rasteve të shkeljes të së drejtës votuese përmes aktivitetit dinamik dhe inter-aktiv, i cili do të përfshijë aktivistët për të drejtat e njeriut , me krijim dhe përmbledhje të materialeve fotografike, video dhe të shkruara, dhe do të shërbejë si bazë për mbikëqyrje të mëtutjeshme, dhe analizë për procesin zgjedhor.

Projekti është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.

This post is also available in: Macedonian