Ryshfetin e votuesve e paguajnë vetë votuesit

0

E drejta e votimit nuk është privilegj. Është e drejtë të cilën askush nuk guxon ta marrë, as ta kufizojë ose manipulojë. Me të drejtën për votë askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti ose ta kushtëzojë vullnetin e lirë të votuesve me shërbime, beneficione, para, siguri ose përfitime tjera, të drejta ose ndalesa… “, shkruan në “E drejta ime votuese”, publikimin edukativ ë Civilit për forcimin e vetëdijes publike, edukimin dhe mobilizimin e qytetare/ëve për përmirësimin e proceseve zgjedhore që e definon qartë ryshfetin zgjedhor.

Më tej, në publikimin e njëjtë, organizata u drejtohet edhe drejtpërdrejtë votuesve: “Ti askujt nuk i ke borxh. Ryshfetin që ta ofrojnë, do të jetë shumëfish i paguar nga ti, nga familja jote dhe nga bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët!”

Ryshfeti i votuesve shpesh u drejtohet kategorive më të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve. Të varfërit, ata që varen nga ndihma sociale, që  nuk mund ti paguajnë llogaritë për rrymë dhe ujë, që nuk kanë as për bukë… Ata janë votuesit më të “lirë”, ndërsa ryshfeti për votat e tyre shpesh është nga 500 denarë për njeri. Por, shpesh kjo shumë zëvendësohet me një thes miell, kuti me pajisje për shtëpi, mjete për pastërti e shpesh edhe me pagesë të llogarive.

Ryshfeti i votuesve me intensitet më të madh ndodh në ditën e votimeve. Atëherë, trupi votues u nënshtrohet kërcënimeve,  kushtëzimeve, vendeve të punës por edhe ryshfetit. Ryshfetin e bëjnë edhe ushtarë më të rëndomtë partiakë, por edhe funksionarë. Ky është një operacion i sofistikuar dhe i organizuar mirë që kushton shumë para. Ndërsa, ryshfetin e votuesve e paguajnë vetë votuesit.

B. Jordanovska