• Ky është formulari për pjesëmarrje në garën “Bëhu gazetar qytetar!”, në të cilin mund të merrni pjesë me raportimet në formë të video regjistrimeve dhe fotografive për të gjitha llojet e keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në kontekst zgjedhor. Nëse nuk keni mundësi t’i dërgoni materialet përmes këtij formulari, ju lutemi t’i dërgoni në civil.macedonia@gmail.com me të dhënat të cilat kërkohen në këtë formular. Video, audio, foto regjistrime, si dhe tekste për kërcënime, kushtëzime, korrupsion politik, ryshfet ndaj trupit votues, shkelje e të drejtës votuese, keqpërdorim i resurseve publike dhe administratës, janë tema të cilat gazetarët qytetarë të tanishëm dhe të ardhshëm mund ti ndajnë me publikun, përmes projektit “Objektivi qytetar” i CIVIL, dhe do të fitojnë mundësinë të shpërblehen. Çdo muaj do të shpërblehen pesë punimet më të suksesshme, me kupona me vlerë për pajisje foto, video dhe kompjuterike. Çmimi më i lartë në nivel mujor është 110 dollarë. ME RËNDËSI: Materialet të dërgohen në formë origjinale, pa efekte dhe përpunime.
  • Për video përmbajtje më të mëdha ju lutemi dërgoni përmes WeTransfer. https://www.wetransfer.com/ Në këtë mail: civil.macedonia@gmail.com
 

Verification

This post is also available in: Macedonian English