Deri te redaksia e CIVIL Media arriti një video nga komuna Aerodrom, në të cilën shihen punëtorë që punojnë në rikonstruimin e bulevardit “ASNOM”, edhe përskaj rekomandimeve të Ministrisë për pu në dhe plitikë sociale- pu ëtorët të mos punojnë në mabient të hapur në periudhën mes orës 11 dhe 17.
“Apelohet deri te dikush që din se ku mund të paraqitet kjo dhe dikush të intervenojë që të mos vdesin pu nëtorët...Në diell, në mëtepër se 50 gradë celsius – i bie era asfaltit, sëmuresh vetëm kur kalon aty”, na shkruajti Damjan Temkov.
Pasi nga CIVILI i treguan për linjat e nhapura për paraqitje të shkeljeve të rekomandimeve, Temkov thotë se ka pranuar përgjigje se për tërë Shkupin ka vetëm tre inspektorë, të cilët nuk mund të arrijnë të veprojnë pas të gjitha paraqitjeve, por edhe se ata nuk mund ta ndërprejnë punën nëse për këtë nuk vendosin punëdhënësit.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Ministria e resorit doli me kumtesë në të cilën thuhet: “Ministria për punë dhe politikë sociale i prëkujton punëdhënësit për obligimin e tyre për respektimin e rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve, dhe në lidhje me kushtet e papërshtatshme të motit. Duke pasur parasysh parashikimin e “Fazës portokalli”, ju informojmë për rekomandimet e Min istrisë së Shëndetësisë: Pas mbledhjes së mbajtur të Komisionit për valë të ngrohta, rekomandohet që në tre ditët e ardhshme ( nga e premtja deri të dielën) të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëne dhe personat me moshë mbi 60 vite, derisa të gjithë personat tjerë, në rast të cilit do problemi shëndetësor, të paraqiten menjëherë te mjeku amë.
Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në ambient të hapur, në periudhën prej orës 11 deri në ora 17, si dhe sigurimin e pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë. Shkelja e rekomandimeve nga ana e punëdhënësve mund të paraqiten edhe te inspektori kujdestar i cili i koordinon ekipoet në shtet, në numrin 075/ 402 856”.
Gjatë muajit të kaluar, pas tregimit të një gazetari qytetar të Civilit për punëtorët që punojnë jashtë në temperatura jashtëzakonisht të larta, Ministria për punë dhe politikë sociale hapi linjë për paraqitjen e shlejleve të rekomandimeve të MPPS dhe Ministria e Shëndetësisë.
Pas hapjes së linjës, MPPS urdhëroi ndërprerje të punës për 37 personave juridikë.
This post is also available in: MacedonianEnglish