Si pjesë e projektit “Objektivi qytetar” të cilin e zbaton CIVIL – Qendra për Liri për dy vite me radhë, nga sot, Civili e fillon anketën e re onlajn për gazetari qytetare.
Hulumtimi për gazetarinë qytetare ka për qëllim detektimin e besimit të qytetareve dhe qytetarëve në mediat, si dhe të kuptojë se sa informohet opinioni për ngjarjet ditore-politike përmes mediave tradicionale, dhe sa përmes rrjeteve sociale.
Në anketë parashtorhen pyetje se sa qytetaret dhe qytetarët informohen përmes artikujve të gazetarëve qytetarë, dhe sa këto tregime dhe lajmi i konsiderojnë të vërteta dhe relevante.
Në këtë kontekst janë edhe pyetjet për atë se sa burimi i informatave dhe autori, janë të rëndësishëm për opinionin, në krahasim me relevancën e vetë informatës, dhe sa nga informatat e shpërndara nëpër rrjetet sociale janë të karakterit informativ.
Gazetaria qytetare në botë po merr hov të madh dhe hap tema të cilat mediat shpesh u shmangen. Kjo mënyrë e re e informimit të opinionit u bë një nga shtyllat kryesore në luftën për media të lira dhe lirisë së shprehjes. Anketa e Civilit ka për qëllim të hulumtojë se sa koha e mediave të reja është prezente edhe në Maqedoni.
This post is also available in: MacedonianEnglish