Civili e vazhdoi serinë e prezantimeve publike mes studentëve, kësaj here edhe para një grupi të rinjsh në Universitetin “American Colledge – Shkup”.
Studentët kishin mundësinë të njihen me aktivitetet në dy projekte të Civilit, “Media të lira për shoqëri të lirë” dhe “Objektivi qytetar”.
Gjithashtu, përmes bashkëpunimit kishin mundësinë të marrin pjesë me propozime të tyre për veprim aktiv qytetar në ndryshimet shoqërore si gazetarë qytetarë, por edhe përmes qëndrimeve dhe mendimeve se si të përmirësohet gjendja e mediave në Maqedoni.
Civili deri tani ka mbajtur prezantime publike në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Veles, si dhe disa ngjarje tërëditore në të cilat diskutohej për rolin e mediave në demokratizimin dhe lirimin e shoqërisë.
Projekti “Media të lira për shoqëri të lirë” është i financuar nga Ministria për punë të brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Projekti “Objektivi qytetar” është i financuar nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: Macedonian