Shpërblimet për tregimet e gazetarëve qytetarë të cilët në dy muajt e kaluara shkaktuan reagime në opinion, reagime institucionale, por edhe ndryshime në shoqëri, CIVIL – Qendra për Liri do t’i ndajë më 5 prill ( e enjte), në ora 12, në hotelin City Park.
Tregimet e shpërblyera, të cilat do të prezantohen në evenimentin, kësaj here janë nga fusha e drejtësisë sociale, shprehja e urrejtjes dhe diskriminimi. Më tepër informata për projektin dhe përmbajtjet e gazetarëve qytetarë mund të gjinden në ueb faqen Objektivi Qytetar.
Kjo ndarje e shpërblimeve është e treta me radhë në vitin e tretë të projektit. Qëllimi i këtij projekti të Civilit është forcimi i gazetarisë qytetare në Republikën e Maqedonisë.
Projekti “Objektivi Qytetar” financohet nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish