Opsioni Reformist Maqedonas – Partia punëtore, në Veles, qytetarëve u ofron nga 150 denarë për një nënshkrim.
Në video regjistrimin që na e dërgoi një gazetar qytetar i cili dëshiroi të mbetet anonim, dëgjohet se si një nga organizatorët e mbledhjes së nënshkrimeve, i jep para gazetarit qytetar, duke i thënë se kjo është vetëm një shumë simbolike dhe duke e motivuar të sjell edhe më tepër njerëz, “vëlla, motër, nënë, baba dhe miq, sjell të gjithë që i ke, për secilin nga 150 denarë”.
Sipas gazetarit qytetar, mbledhja e nënshkrimeve ndodh në zyren e noteres Elena Martinova në Veles, ku më tëpër sjellen Romë, skenohen letërnjoftimet e tyre dhe pasi që dikush nga organizatorët i plotëson formularet me të dhënat e tyre, u japin vetëm për nënshkrim. Nënshkrimi i tyre, sipas themeluesve të MORO –RP ( ORM –PP), vlen 150 denarë.
This post is also available in: MacedonianEnglish