Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për gazetari qytetare, CIVIL –Qendra për Liri të mërkurën mbajti punëtori në Veles, si pjesë e projektit “Objektivi qytetar”.
Dhjetë qytetare dhe qytetarë të rinj të Velesit, pas pjesës teorike të trajnimit, e zbatuan edhe pjesën praktike të punëtorisë, përmes regjistrimeve të videotregimeve, fotografimit, anketimit, shkruarjes së lajmeve...
Gazetarët qytetarë nga Velesi u munduan të kontribuojnë për informimin objektiv, duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike të kohës së re dhe duke punuar në tema aktuale në nivel shtetëror, siç është papunësia dhe shpërngulja e të rinjve, por edhe në nivel lokal – hapjen e kinemasë...
Ligjëruesit e ekipit të Civilit në mënyrë inovative arritën ta afrojnë gazetarinë qytetare deri te qytetarët e Velesit, si një tentim i ri të valës së re të lirisë së mediave që do ta promovojë inmformimin objektiv dhe pa censurë/
Projekti “Objektivi qytetar” mbështetet nga National Endowment for Dremocracy.
B. Jordanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish