CIVILi organizon Konferencë për të drejtat e njeriut, drejtësi dhe kundër korrupsionit “Stacioni i Ardhshëm: Evropë” më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me fillim në ora 12. Konferenca do të mbahet e kombinuar, me prezencë fizike dhe onlajn, me respektim maksimal të protokolleve shëndetësore.
Konferenca do të mbahet në dy sesione, në ora 12 dhe 13:30. Sesioni i parë i konferencës është i titulluar “Drejtësi dhe sundimi i të drejtës”, me pjesëmarrje të Ministrit për Drejtësi, Bojan Mariçiq dhe profesorit universitar Aleksandar Spasov.
Sesioni i dytë i konferencës është me titull “Lufta kundër korrupsionit”, me pjesëmarrje të zëvendës Ministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, analisti politik dhe profesori universitar, Sasho Ordanoski dhe profesoresha universitare Jasna Baçovska. Moderator dhe pjesëmarrës në konferencë do të jetë Xhabir Deralla nga CIVILi.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA),si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
This post is also available in: MacedonianEnglish