Skanon: IGOR K. ILIEVSKI
Viti 2019 ishte vit i stuhishëm në të cilin filluan procese të rëndësishme. Disa, si anëtarësimi në NATO, me kamera, fanfare dhe kremtime. Por, disa shumë më qetë, me kujdes, si rasti të cilin opinioni e pranoi me emrin Reket, i cili, po të mos ishte lëndë serioze penale me gamë të gjerë veprash penale, do të ishte seriali spanjoll i parë i suksesshëm maqedonas.
Saga, e cila për opinionin u hap ne një seri “tregimesh” gazetare, për spektatorin e rëndomtë hapi një vështrim drejt botës së errët të kërcënimeve, shantazheve, aleancave të jashtëzakonshme dhe hipokrizisë së pafund. E vendosi nëntokën në shtyllën e deridjeshme të drejtësisë, Prokurorinë Speciale Publike, dhe praktikisht e rrënoi, bashkë me shpresën për drejtësi, pa të cilën nuk ka paqe.
Rasti i quajtur Reket tregoi se edhe më ej mund të krisin “bomba”, edhe te ne, por edhe në vende plotësisht të papritura, siç janë portale kontroverse italiane, dokumente me deklarata mund të transportohen nga prokuroria, ndërsa nga burgu mund të kërkohet apanazh. Seriali u bë aq i suksesshëm, sa që sot është pjesë e domosdoshme e adresimeve të çdo përfaqësuesi të bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas versioneve të një pjese të dëshmitarëve të gjithë janë frikuar nga një prokurore e “gjithëfuqishme”, një “shoumen” kontrovers e ka mbajtur në dorë sistemin e persekutimit penal, ndërsa në rastin Reket, një, dy, tre ose kushedi cili, janë të përzier të gjithë, dhe pak a shumë janë të dyshuar. Vetëm “biznesmenët” që kanë paguar për mbulimin e rasteve, janë viktima.
Ekipi: Biljana Jordanovska dhe Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Maja Ivanovska dhe Vlladimir Perçuklievski
Fotografitë: nga arkivi i CIVIL Media dhe MIA