Zgjedhje presidenciale që nuk janë vetëm zgjedhje

Biljana Jordanovska

Analizë e procesit zgjedhor në periudhën nga 8 shkurti – 21 mars viti 2019

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shpalli zgjedhjet presidenciale më 8 shkurt. Një prej dimensioneve të këtij procesi zgjedhor është që mënyra e zbatimit do të ndikojë në statusin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e euro-integrimeve.

Vlerësimi i parë për këtë periudhë pas shpalljes së zgjedhjeve më 8 shkurt deri më 21 mars, kur mbaroi afati për dorëzimin e kandidaturave për president shteti në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, është se kaloi në atmosferë relativisht të qetë, në aspektin e sigurisë, por mjaftë turbulent në aspektin e gjendjes së përgjithshme politike në vend.

Kalkulime zgjedhore

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme edhe për pushtetin edhe për opozitën. Posaçërisht pasi që nga këto zgjedhje edhe nga vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare  për zbatimin e zgjedhjeve do të varet edhe nga rrjedha e negociatave për anëtarësim në BE. Dhe, për fat të keq, këto zgjedhje përsëri nuk do të jenë vetëm presidenciale, por betejë politike mes dy koncepteve politike, betejë mes përcaktimeve për shoqëri pro-perëndimore, moderne dhe multikulturore, dhe të atyre pozitave konzervative dhe etno – nacionaliste, të orientuara nga Lindja.

Mirëpo, zgjedhjet presidenciale do të tregojnë edhe se sa pushteti ka arritur t’i plotësojë pritjet e qytetareve dhe qytetarëve, sa arrin t’i zbatojë reformat e premtuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 dhe para zgjedhjeve lokale në vitin 2017. Në këtë periudhë, posaçërisht pas realizimit të Marrëveshjes së Prespës dhe hapjes së dyerve për anëtarësim në NATO, do të jetë testim për atë nëse këto procese janë të mjaftueshme për arritjen e besimit të plotë në opinion, i cili besim është shpesh i skandalizuar nga mossuksesi i reformave, posaçërisht në domenin e sundimit të drejtësisë.

Rezultatet nga zgjedhjet presidenciale për pushtetin do të nënkuptojnë edhe përforcim ose luhatje të pozitës. Në aspektin afatgjatë, për opozitën do të jetë moment vendosës, nëse kandidati i tyre fiton, të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të vitit, në emër të demokracisë dhe perspektivave të popullit, çfarë do që do të thotë kjo. Për pushtetin kjo nënkupton bashkëri multikulturore, kjo do të thotë dominim i bashkësisë etnike maqedonase. Në këtë kuptim, VMRO-DPMNE, qëllimisht ose pa qëllim, nuk e ndryshuan retorikën. Përkundrazi, pas ndryshimit të emrit, edhe më tepër e forcuan.

Kundërshtimet e ashpra të dy partive më të mëdha për çështjet me rëndësi historike për vendin, akuzimet e vazhdueshme të dy palëve, frenimi i reformave në pothuajse të gjitha fushat, procedurat e ngecura në kuvend, janë vetëm dëshmi se as pas dy viteve të qeverisjes së LSDM, kriza politike nuk u tejkalua.

Nën presion dhe tensione të vazhdueshme, pushteti ishte i detyruar të kalkulojë për kandidat ideal për president deri në momentin e fundit. Por, jo vetëm në radhët e veta, por edhe me partnerët e koalicionit. Në fund si kandidat u zgjedh Stevo Pendarovski i cili ishte kandidat presidencial edhe në zgjedhjet në vitin 2014, proces zgjedhor të cilin Civili e vlerësoi si mashtrim zgjedhor, dhe i cili është pjesë e hetimeve të PSP. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, në kërkim të personit që do të ishte zëvendës ideal, do ta provojnë fatin me kandidaten mbipartiake Gordana Siljanovska – Davkova.

As te blloku politik shqiptar nuk munguan kalkulimet. Mbetet të shihet se çfarë dhe sa fiton BDI me mbështetjen e Pendarovskit dhe sa vlen mbështetja e Blerim Rekës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa. Nëse Pendarovski i ka votat e shqiptarëve, ku do të mbarojnë votat e Rekës, nëse ka rreth të dytë të zgjedhjeve? Vlerësimi është se bëhet fjalë për 70. 000 vota.

Kandidatura

Pas të gjitha manipulimeve të mundura, VMRO-DPMNE ka zgjedhur të mbështesë kandidate mbipartiake, Gordana Siljanovskën, e cila ishte ministre edhe në kohën e qeverisjes së LSDM në vitet 90, ndërsa mbahet mend edhe si anëtare e Bordit të Fondacionit Soros në Maqedoni. Sa edhe të duket e pamundur, duke e pasur parasysh të kaluarën e saj politike, qëndrimi për procesin e Prespës e bëri “kurban” për VMRO-DPMNE, në atë kuptim, Siljanovska nuk është diçka e ndryshme nga presidenti i tanishëm Gjorgje Ivanov.

Problem pak më të madh në zgjedhjen kishte LSDM. Partia e zvarriti zgjedhjen deri në momentin e fundit, më 3 mars, kur në Kongresin e partisë më në fund vendosën për Stevo Pendarovskin. Paraprakisht, ata partia shpalli konkurs publik për kandidatë për president, në të cilin aplikoi vetëm profesori Gjorgji Filipov, Ambasador i mëparshëm i Maqedonisë në Gjermani, Austri, Japoni dhe Sllovaki. Filipovi hoqi dorë pasi LSDM dhe koalicioni vendosën për Pendarovskin.

Si kandidat i pavarur në garën zgjedhore hyri edhe Prof. d-r Blerim Reka, me mbështetje nga Aleanca për shqiptarët dhe Besa.

Siljanovska, Pendarovski dhe Reka janë të vetmit që mblodhën numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve. Siljanovska dhe Pendarovski e kanë mbështetjen e nga 30 deputetëve që grupeve parlamentare. Tre kandidatët e shfrytëzuan afatin e fundit për paraqitje në KSHZ.

Nga gara zgjedhore u larguan Dimçe Petrovski, Filip Petrovski, Josif Petrovski dhe Gospodin popovski, dhe Amdi Bajram.

I pakënaqur nga bilanci katastrofal i mbledhjeve të nënshkrimeve të qytetarëve ( të dhënat e fundit në ueb faqen e KSHZ janë 1.375 nënhskrime), Filip Petrovski, megjithatë, fajin ia la KSHZ, dhe pretendon se KSHZ i ka vjedhur mbi 16.000 nënshkrime të cilat sipas tij janë mbledhur. Petrovski u kërcënua se do ta padisë KSHZ.

Tubime partiake = fushatë parazgjedhore

Nga KSHZ thonë se sipas ligjit, për fushatë të parakohshme zgjedhore mund të merret përgjegjësi vetëm nga 21 marsi deri më 1 prill, gjegjësisht, nga dorëzimi zyrtar i kandidaturës deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore. Tjerat janë tubime partiake.

Për zbatim më të lehtë të detyrave të fushatës nën radarin ligjor, kandidatët i shfrytëzuan rrjetet sociale si mjet ideal për promovim.

Siljanovska, në frymën e “transparencës”, me qëllim të sjelljes prindërore me qytetarët, e shfrytëzoi profilin e saj zyrtar në Fejsbuk për promovimin e programit, mbledhjen e ideve dhe mendimeve për risi për udhëheqjen më të mirë dhe cilësore të shtetit… , çdo që që nevojitet që ta arsyetojë besimin e mbrojtësit të saj politik Hristijan Mickovski, i cili nuk lëshon rast të informojë për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, gjegjësisht, se Siljanovska është fituese e sigurt. Nga ana tjetër, tubimet partiake nëpër vendin duken si tubime to vogla, prova gjeneralë për ato zyrtaret që do të fillojnë nga 1 prilli.

Edhe Fejsbuk profili i Stevo Pendarovskit është promovues.  Takimet e tij janë në frymën e theksimit programor të sukseseve të deritanishme, por edhe besimit të fortë në të ardhmet, si fitues i sigurt në garën zgjedhore. Tubimet partiake të Pendarovskit janë mini mitingje.

Dallimi i vetëm është retorika. Nga njëra anë gjuha e butë, por gjysmë e hapur nacionaliste e Siljanovskës, me detaje të gjuhës së urrejtjes dhe poshtërimit të kundërshtarit të saj, dhe nga ana tjetër është Pendarovski me gjuhë pozitive, deri diku populliste me të cilën i përfiton votuesit potencialë.

Blerim Reka për shumicën është risi. Emri i tij ndoshta është më i njohur mes njerëzve më të udhëzuar në politikë edhe atë kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar. Ai këtë periudhë e kaloi në emisione debutuese dhe me postime në Fejsbuk profilin e tij. Në këtë periudhë, ai nuk e përdorën gjuhën e zakontë për fushatëzgjedhore.

Zgjedhje lokale

Ndoshta të lëna nën hijen e zgjedhjeve presidenciale, por jo edhe më pak të rëndësishme për qytetarët e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës, janë zgjedhjet lokale.

Ohri dhe Dibra i humbën kryetarët e tyre për shkak të vdekjes. Kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski vdiq papritmazi, ndërsa i Dibrës, Ruzhdi Lata, pas sëmundjes së shkurtë.

Kryetari i komunës Novo Sellë, Borçe Stojçev, u zu në trafik me duhan, dhe u dënua me 18 muaj burg.

Pas zhvillimit të këtillë të ngjarjeve në këto komuna vitin e kaluar, u shpallën edhe zgjedhje të parakohshme lokale të cilat do të mbahen paralelisht me zgjedhjet presidenciale.

Në Dibër do të garojnë d-r Hekuran Dika nga BDI, kryesi aktual  i detyrës Kryetar i Komunës Dibër nga BDI, dhe d-r Arben Agolli  nga Aleanca për Shqiptarët, i mbështetur dhe nga lëvizja Besa.

Në Ohër, nga LSDM , kryetar komune është d-r Konstantin Georgievski, ndërsa nga VMRO-DPMNE, d-r Mitre Milloshevski. Përveç tyre, kandidaturë kanë paralajmëruar edhe “Demokratët” me Stevçe Stevoski i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i pavarur për kryetar i Komunës së Ohrit.

Novo Sella do të vendosë mes kandidatit të VMRO – DPMNE, juristit Nikollçe Stoillov dhe të LSDM, biznesmeni Nikolla Andonov.

KSHZ

Ndoshta është më lehtë të flitet për KSHZ, duke e pasur parasysh informimin me kohë për të gjitha aktivitetet, por edhe pranimin e disa nga lëshimet në proceset zgjedhore.

Për fillim, KSHZ pranoi se këshillat zgjedhore në mënyrë sistemore janë hallka më e dobët, e cila rregullisht është arsye për vlerësimet e dobëta nga Civili në të kaluarën, diçka që në përbërjet e kaluara të KSHZ nuk ia pranonin organizatës.

Metodologjia e papërshtatshme e trajnimit është një nga arsyet për sjelljen dhe punën e papërshtatshme të Bordeve Zgjedhore që ndonjëherë ndikon jo vetëm në realizimin e të drejtës votuese të qytetarëve, por edhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

KSHZ premtoi se do ta përmirësojë cilësinë e punës së bordeve zgjedhore përmes trajnimeve më të gjata dhe më të përqendruara me ligjërues më të edukuar dhe më të sofistikuar nga vendi dhe të huaj, që cilat do të zgjasin më gjatë se 45 minuta.

Pas presionit nga shoqatat qytetare, posaçërisht nga Inkluziva dhe me mbështetje nga Civili, është përkushtimi ndaj të drejtave votuese të personave me aftësi të kufizuara. KSHZ paralajmëroi se të gjitha seancat e tyre do të shoqërohen edhe me interpretues me shenja. Gjithashtu, premtuan edhe se do të tentojnë të sigurojnë sa më tepër vendvotime me qasje të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara.

Ajo nga e cila KSHZ nuk heq dorë është pretendimi se Lista e Votuesve është në gjendje të mirë. Nuk ka votues fantazma, ndërsa problemet me votuesit që nuk gjenden në Listën e Votuesve, personat që nuk jetojnë në vendbanime të caktuara, personat e vdekur, persona të regjistruar në adresa që nuk ekzistojnë, janë vetëm lëshime sistemore. Për këto, KSHZ nuk ndjen përgjegjësi, duke e marrë parasysh se të dhënat gjatë azhurnimit të Listës së Votuesve i merr nga institucionet tjera. Në një rast, kryetari i KSHZ, Oliver Derkoski, deklaroi se Regjistri Qendror i popullsisë do të jetë ndihmë e madhe për tejkalimin e këtij problemi. 53.972 votues kanë pasë qasje në Listën e Votuesve, ndërsa nga jashtë do të votojnë 1.781 votues. Të përkujtojmë, në Listën e Votuesve ka mbi 1,8 milionë votues.

Para zgjedhjeve presidenciale , KSHZ ka përgatitur programe për edukimin dhe informimin e votuesve. Pjesa edukative dhe informative për votuesit, si dhe fushata mediatike, sipas programit, do të fillojë paralelisht me fushatën e kandidatëve presidencialë, më 1 prill.

Korrupsioni

Prioriteti i pushtetit ishte edhe formimi i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Pas pothuajse një viti pasigurie dhe peripecive, Antikorrupsioni u formua pikërisht para shpalljes së zgjedhjeve. As zgjedhja e përbërjes së re të komisionit nuk kaloi pa peripeci, por më në fund u formua me anëtarë dhe kryetare të cilët me forcë filluan me lëndë për nepotizëm, por edhe të lidhura me procesin zgjedhor.

Komisioni kundër korrupsionit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe sektorit joqeveritar të paraqesin parregullsi. Civili ishte një nga organizatat më të dukshme dhe më ndikuese që morën pjesë në tejkalimin e problemeve në këtë fushë.

Monitorimi i Civilit

Civili në vazhdimësi e ndjek gjendjen politike në vend. Me shpalljen e zgjedhjeve vazhdoi me intensitet më të madh t’i ndjek gjendjet në terren dhe zbuluan shumë parregullsi dhe dukuri negative në këtë proces zgjedhor.

Monitorimi i Civilit, përveç në hulumtimin në terren, në masë të madhe mbështetet edhe në paraqitjet e qytetarëve, gazetarëve qytetarë dhe strukturës më të gjerë të mbështetësve dhe anëtarëve të organizatës.

Prandaj, nga Civili inkurajojnë, secili që dëshiron të ndihmojë në monitorimin zgjedhor mund të kontribuojë për mbrojtjen e të drejtës votuese me paraqitje të parregullsive dhe dërgimin e informatave në porosi ose me postë elektronike ([email protected]), Fejsbuk, përmes telefonit (02 / 5209 176), në onlajn paraqitjen për parregullsi zgjedhore ose personalisht në selinë e organizatës në Shkup.

Si kontribut për përmirësimin e procesit zgjedhor, por edhe njohjen e qytetarëve me përcaktimet ligjore gjatë zbatimit të zgjedhjeve presidenciale, si ti njohin parregullsitë, si ta mbrojnë të drejtën e tyre votuese, Civili publikoi seri tekstesh edukative. Këto tekste të shkurta, por shumë të rëndësishme, mund të gjenden në rubrikën Zgjedhje 2019 në CIVIL Media dhe në Drejt. Gjithashtu, me rëndësi të madhe janë edhe takimet punuese dhe bashkëpunimi i Civilit me institucionet përkatëse për proceset zgjedhore, KSHZ, KSHPK, MPB, si dhe me ekspertët juridikë dhe politikë dhe mediat.