Si i shohin protestat gazetaret e gazetarët qytetarë?

Gazetaret e gazetarët qytetarë е patën fjalën kryesore pas raportimit përgjatë protestave qytetare prodemokratike për drejtësi, liri dhe demokraci në dy muajt e kaluar. Kjo e shënon rrjedhën e projektit “Objektivi Qytetar” dhe çmimet e gazetareve e gazetarëve qytetarë edhe në këtë cikël shpërblyes të CIVIL – Qendrës për Liri.

Kësaj here CIVIL-i ndaj dhjetë çmime për gazetare e gazetarë qytetarë në ciklin e tretë shpërblyes të projektit.

Ndarja e çmimeve do të mbahet në hoteli “Opera Haus”, në Shkup, të mërkurën më 18 Maj me fillim prej orës 11:00. Video- dhe fotomaterialeve, që qenë përgatitur nga gazetarë qytetarë u janë bashkëngjiten edhe ngjarje të shkurtra.

Një numër i madh i video- dhe fotomaterialeve që do të shfaqen kanë të bëjnë me protestat nëpër gjithë Maqedoninë, të paraqitura nëpërmjet objektivit të gazetarëve qytetarë.

Materialet e arritura për muajt mars dhe prill për garën “Ji gazetar qytetar!” i ka vlerësuar një komision treanëtarësh i CIVIL-it.

Dhjetë punimet më të suksesshme do të shpërblehen me vauçerë me vlerë për të blerë pajisje për fotografim, bërje video apo kompjuterike. Çmimi më i lartë është 110 dollarë. Do të ndahen dy çmime prej këtyre të lartave.

Në këtë ngjarje janë ftuar pjesëmarrësit dhe ligjëruesit e seminareve që qenë mbajtur në kuadër të projektit “Objektiv Qytetar”.

Para ndarjes së çmimeve do të paraqitet projekti dhe punimet e gazetarëve qytetarë.

CIVIL-i i fton të gjithë qytetaret e qytetarët e interesuar, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediumet.

Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e CIVIL-it do të jenë në dispozicion për mediumet dhe për pyetje të tjera që kanë të bëjnë me gjendjet aktuale në vend.

Për më shumë informacione, paraqituni në 02/5209176 apo në [email protected].

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi