Shkelja e të drejtave të njeriut përmes objektivit qytetar

Gazetaria qytetare në Maqedoni përfaqëson koncept të ri që CIVIL – Qendra për Liri tashmë nëntë muaj e promovon përmes projektit ‘’Ojektivi qytetar’’. Gazetarët qytetarë, të cilët çdo ditë dërgojnë fotografi dhe video-përmbajtje që dëshmojnë për shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, janë barrikada e fundit e mediave të lira, linja e fundit e rezistencës kundër politikës korporative të të pushtetshmëve të korruptuar.13346181_980544068730729_9115310559766199178_o

Në periudhën e kaluar, siç deklaroi kryetari i CIVIL - Qendrës për Liri, Xhabir Deralla për Fair Press, “gazetaret dhe gazetarët qytetarë i dhanë një ritëm të ri, një energji të re të kësaj kohe – pakohë. Atë që mediat zgjedhin për ta fshehur, e zbulojnë gazetarët qytetarë. Ata janë luftëtarët në anën e fakteve dhe të vërtetës. Gazetarët qytetarë hulumtojnë, xhirojnë, fotografojnë, bëjnë intervista, mbledhin argumente dhe dëshmi për gjithçka që të fuqishmit e fshehin përmes mediave të tyre manipuluese".

Tekstet, fotogarafitë dhe video përmbajtjet, të cilët CIVIL i botoi dhe shpërbleu në kuadër të cikleve garuese "Bëhu gazetar qytetar", i zhvendosin standardet në publikimin e fakteve dhe së vërtetës.

Në prag të ciklit të ri, në të cilin do të ndahen pesë shpërblimet e fundit për gazetarët qytetarë, përkujtojmë të gjitha temat, problemet, shkeljet e të drejtave të njeriut, manipulimet zgjedhore, presionet dhe kërcënimet, mobingun në vendin e punës, presionet partiake mbi personat në rrezik social ... për të cilët dëshmojnë lajmërimet që janë vepër e të gjithë atyre qytetareve dhe qytetarëve, të cilët duan të bëjnë ndryshim përmes raportimit objektiv.

Pesë shpërblimet e fundit të cilët i ndau CIVIL, u referohen keqpërdorimeve të resurseve zyrtare për qëllime partiake në Krushevë. Foto-lajmi: "Shfrytëzim i automjeteve zyrtare për qëllime partiake", flet për mosekzistimin e ndarjes, gjegjësisht për kidnapimin e shtetit dhe të institucioneve shtetërore nga partia në pushtet.

Nga Tetova na mbërriti video-lajmi "As mëkatet e tyre nuk i japin …", tregim për manipulimet me premtimet jo të përmbushura dhe me presionet partiake mbi votuesit romë.

13411755_984398151678654_3025387662317242692_o

Shpërblim morri edhe video -materiali "Xhirim i paautorizuar në Manastir", i cili dëshmoi për regjistrimin e paautorizuar nga një i punësuar në SPB të këtij qyteti, në protestat e Revolucionit të Larmë.

Aktivizmi qytetar në luftë kundër mafies urbane në komunën e Karposhit, i transformuar në lajmin: "Qytetarët nga Taftalixhja e mbrojnë parkun nga autoritetet komunale",  është një nga kontributet fituese.

Lajmi: "I arrestuar shoferi i furgonit të Revolucionit të Larmë" është shembull për atë se si gazetarët qytetarë, të cilët çdo ditë janë në terren, të parët mund të informojnë për atë se çfarë po ndodh. Me reagimin e shpejtë të gazetares qytetare, redaksia e CIVIL Medias kishte mundësi së pari ta alarmojë publikun për arrestimin e shoferit dhe bashkëshoferit të furgonit të Revolucionit të Larmë, në prani të fuqishme të forcave të policisë, menjëherë pas përfundimit të protestës nën moton "Horhe ti je turp i Maqedonisë", që u mbajt më 30 maj.

13254910_967990569986079_3621048590426844251_o

Shpërblimet e mëparshme, të cilët i ndau CIVIL, janë për  tregime që dëshmojnë për presionet me të cilat përballen të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, pavarësisht a bëhet fjalë për kirurgun e vetëm oral në Maqedoninë Lindore, apo bëhet fjalë për redaktorin e mediumit të vetëm në Berovë. Storiet e gazetarëve qytetarë konfirmojnë se pushteti është i pamëshirshëm ndaj çdokujt që flet zëshëm kundër politikave destruktive në të gjitha sferat e jetesës.

Presionet mbi personat e papunë, me kërcënime dhe shantazhe nga Agjencia për Punësim, për fshirjen nga evidenca e të papunëve, si dhe keqpërdorimi i të dhënave personale dhe thirrje për kontrolle shtesë, menjëherë pas mbarimit të kontrollit në terren nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, janë përmbajtjet e shpërblyera që mbërritën nga gazetarët qytetarë mu prej Manastirit.

Komuna pa gjinekolog, raste të vdekjeve të lehonave, foshnje të cilat vdesin gjatë lindjes, janë vetëm pjesë nga rezultatet e reformave të këqija në shëndetësi. Sipas foto-përmbajtjes e cila arriti nga një gazetar qytetar prej Shkupit, kjo nuk është pengesë për gjinekologun në klinikë në komunën Petrovec që të kërkojë të jetë i pari që do të jetë i njoftuar edhe për "planifikimin e shtatzënisë" në familje.

Edhe protestat që po ndodhin çdo ditë anembanë qyteteve në Maqedoni, ishin pjesë nga projekti "Objektivi Qytetar". Një pjesë e video dhe foto-tregimeve të shpërblyera, u referohen protestave pro-demokratike, ishin të dërguara nga gazetarët dhe aktivistët qytetarë. Edhe këtu nuk mungojnë as kërcënimet dhe shantazhet për prani në kundër-protestë në Shkup, kur kundër-protestuesit vinin në mënyrë të organizuar nga e gjithë Maqedonia, si dhe fshirjen e mbishkrimeve të shkruara nga protestuesit e Revolucionit të Larmë.

Për qasje deri te FORMULARI PËR PJESËMARRJE klikoni KËTU. Kontributet mund të dërgohen edhe në [email protected], ndërsa në qoftë se materiali është shumë i madh, duhet të shfrytëzohen shërbimet online për transferim, si WeTransfer.

Çmimet ishin të ndara në kuadër të projektit "Objektivi Qytetar" i CIVIL - Qendrës për Liri, i financuar nga National Endowment for Democracy.