Prezantim i gazetarisë qytetare në Shirok Sokak

Civili mbajti prezantim publik të projektit “Objektivi qytetar” në sheshin Magnolija, Shirok Sokak në Manastir, të enjten, më 30 gusht, me fillim në ora 20.

Përmes projeksioneve të fotografive, video përmbajtjeve dhe bisedës me qytetarët e intersuar, ekipi i Civilit e afroi gazetarinë qytetare te opinioni i Manastirit. Një numër i madh i qytetareve dhe qytetarëve të Manastirit shprehën interesim se si të bëhen gazetarë qytetarë, si dhe për kyçjen në monitorimin e procesit të referendumit.

Përmes këtij projekti artikulohen angazhimet për procese politike transparente përmes mbështetjes dhe popullarizimit të gazetarisë qytetare, forcimit të vetëdijes publike dhe aktivizmit për të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes, demokracisë dhe zgjedhjet e lira. Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.

This post is also available in: Macedonian