Presione mbi të punësuarit në termocentralin REK Osllomej -Kërçovë

Gjatë ditës së djeshme, të punësuarit në REK Osllomej – Kërçovë, të cilët kanë punuar në ndërrimin e dytë, janë ftuar dhe organizuar me automjete të marrin pjesë në protestën në Kërçovë, lajmëron një gazetar qytetar i cili dëshiron të mbetet anonim.

Sipas qytetarit gazetar, vetëm disa nga të punësuarit kanë mbetur në vendet e punës, ndërsa ata që janë larguar për protesta, më vonë nuk janë kthyer në punë.

Në dy javët e fundit, sa vazhdojnë protestat në vend, presionet mbi të punësuarit janë shpeshtuar, si në institucionet publike, ashtu edhe në sektorin privat.

This post is also available in: MacedonianEnglish