Përgjegjësia e mediave gjatë zgjedhjeve

0

Real dhe objektiv, i balancuar, i drejtë, i barabartë, i ndershëm dhe i pavarur, profesional, me komente të ndara nga informatat, tolerante, i lirë dhe përgjegjës. Këto janë fjalët kyçe për mënyrën në të cilën mediat duhet të informojnë në zgjedhjet, të mbledhura në përcaktimet e Kodit Zgjedhor, por edhe nga parimet e Konventës për informim etik për zgjedhjet në Këshillin për etikë në mediat në Maqedoni.

Pjesa e Kodit Zgjedhor që e definon sjelljen e mediave në procesin parazgjedhor mundet të jetë ligj. Gjashtë faqe nga “Kaptina 6 – Fushatë zgjedhore” kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore, një faqe e tërë nga Fjalori i definon format e informimit në fushatë, ndërsa një hapësirë e madhe i dedikohet pjesës së përcaktimeve ndëshkuese në Kodin.

Kodi Zgjedhor i pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore ua garanton të drejtën edhe mediave të kenë qasje të barabartë dhe nën kushte të barabarta, dhe u jep mundësi të kërkojnë mbrojtje gjyqësore nëse u lëndohet kjo e drejtë. Kodi i lidh mediat ti mbulojnë fushatat “në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme”. Mediat dhe të punësuarit e tyre nuk guxojnë të financojnë ose të dhurojnë te partitë politike.

“Redaktorë, gazetarë, moderatorë të programeve dhe prezantues, të angazhuar në përgatitjen e programeve të radiodifuzorëve, nuk guxojnë të marrin pjesë në aktivitetet parazgjedhore të partive politike, grupeve të votuesve ose përfaqësuesve të tyre, gjegjësisht, pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore. Nëse përcaktohen të marrin pjesë në aktivitete të tilla, angazhomani i tyre në programet e radiodifuzorëve u pushon nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbarimin e tyre”, thuhet në Nenin 75 -v të Kodit.

Për aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike nuk guxon të informohet si për fushatë zgjedhore, ndërsa deri në fund të zgjedhjeve mediet nuk guxojnë të publikojnë reklama të paguara me para nga buxheti. Reklamimi i paguar politik duhet të shënohet dukshëm, si dhe porositësi i reklamimit. Duhet ë publikohet edhe emri i porositësit, si dhe parametrat themelore, edhe të anketimeve të opinionit publik që do të publikohen në fushatën parazgjedhore.

Programet e dedikuara për publiken minore nuk guxojnë të shfrytëzohen për përfaqësim zgjedhore mediatik, ndërsa minorët nuk guxojnë të marrin pjesë as në reklamimin e paguar politik.

I. K. Ilievski