Kamionë të ngarkuar me blloqe mermeri në protestë në Prilep

Mbrëmë në protestën “Për Maqedoni të përbashkët” në Prilep, në radhët e qytetarëve që lëviznin nëpër qendrën e qytetit ishin edhe kamiona të mëdhenj që bartin blloqe mermeri.

Kjo shkaktoi shumë reagime mes qytetarëve, sepse, siç e dimë, automjete transportuese të rënda të këtij lloji nuk guxojnë të qarkullojnë nëpër qytet, sepse i dëmtojnë seriozisht rrugët në të cilat krijohen gropa të mëdha. Mirëpo, ajo që ishte më interesante është se protesta ishte e siguruar me prani policore. Sipas kësaj, është e çuitshme se si policia nuk reagoi as edhe njëherë. Për këtë shkak këto fotografi ua dërgova ju në Civil, me qëllim të informohet i tërë opinioni i Maqedonisë, por edhe në shenjë proteste si qytetarë, sepse kemi përshtypjen se protestat po dalin nga kontrolli me këto hapa nga pushteti.

Teksti dhe fotografitë: Rubin Sekuloski

This post is also available in: MacedonianEnglish