CIVILI ka qenë dhe do të mbetet zëri i qytetarëve

Në debatin  e Civilit – “Qytetarët për shtetin ose shteti për qytetarët”, një qytetar nga publiku theksoi se CIVILI ishte i zëshëm në kohën kur informatat ishin dezinformata dhe tregonin gjëra që ishin me rëndësi për qytetarët, dhe jo atë që tjerët donin të na i paraqesin.

“Debati është i shkëlqyer, mirëpo kam një vërejtje, pse nuk i ftuat të vijnë edhe përfaqësuesit e pushtetit, sepse këto qëndrime të shkëlqyera të panelisteve do të mbarojnë këtu dhe askush nga pushteti nuk do t’i dëgjojë”, tha një qytetar nga publiku në panelin.

Në kritikën e mirëfilltë u përgjigj Xhabir Deralla nga Civili, se mesazhet megjithatë do të arrijnë deri te politikanët dhe institucionet.

“Çdo herë i ftojmë të gjithë, mirëpo nëse dikush nuk vjen në panel diskutim, kjo nuk do të thotë se mesazhi nuk do të arrijë deri te ata. Përkundrazi, të gjitha mesazhet dhe kritikat arrijnë deri te ata te të cilët janë të drejtuara, përmes kanaleve tona mediatike dhe onlajn. Si shembull do ta përmendi se në vitin 2016 kur e pranova C-D në me bisedat e përgjuara, unë komentova se askush nuk na dëgjon se çfarë flasim, dhe se kot kritikojmë, e në fakt ata dëgjonin çdo gjë”, theksoi Deralla.

Dehran Muratov
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti

This post is also available in: MacedonianEnglish