CIVIL shpërblen gazetarët qytetarë për herën e tetë

CIVIL-Qendra për Liri, nesër do të ndajë pesë shpërblime për gazetarët qytetarë, në ciklin e tetë të projektit “Objektivi qytetar”. Ndarja e shpërblimeve do të mbahet në hotelin “City Park” në Shkup, me fillim në ora 12. Materialet e qytetarëve gazetarë rregullisht shpallen në ueb faqet e CIVIL.

Materialet që kanë arritur gjatë maujit gusht, i ka vlerësuar komisioni treanëtarësh i CIVIL. Pesë punimet më të suksesshme do të shpërblehen me kupona me vlerë për blerje të  pajisjeve foto, video dhe kompjuterike. Shpërblimi më i lartë është kupon me kundërvlerë denarësh nga 110 dollarë. CIVIL deri tani ka ndarë 35 shpërblime për gazetarë qytetarë nga tërë vendi.

IMG_8616

Çdo kush që ka telefon të mençur, fotoaparat ose kamera të cilit do lloj, mund të jetë gazetar qytetar dhe të kyçet në projektin “Objektivi qytetar”. CIVIL inkurajon qytetaret dhe qytetarët të kyçen në mënyrë aktive përmes hulumtimeve dhe aktiviteteve të mediave në zhvillimine gazetarisë qytetare dhe alarmimin për të gjitha parregullsitë të cilat ndikojnë mbi gjendjen politike, përmes paraqitjeve të kërcënimeve, korrupsionit politik, ryshfetit të trupit votues, keqpërdorimit të resurseve publike dhe administratës.

Përmes teksteve, video dhe foto regjistrimeve, do të kontribuoni që së bashku t’a forcojmë vetëdijen publike dhe t’a formulojmë kërkesa publike për zgjedhje të lira, të bazuara mbi dëshmitë e hulumtimeve tuaja, përmes aktivizmit onlajn, punës në terren, evenimenteve publike dhe mediatike.

Për pjesëmarrje në garën “Bëhu qytetar gazetar”, për plotësimin e formularit, klikoni KËTU. CIVIL-Qendra për Liri i falënderon pjesëmarrësve të deritanishëm dhe i fton që edhe më tej të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre aktive qytetare për kontribuim në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive qytetare dhe për demokratizimin e shoqërisë.

Projekti “Objektivi qytetar”. Është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.

This post is also available in: Macedonian