U ndanë shpërblime të reja për gazetarë qytetarë të CIVILit

Gjatë CIVIL FEST u ndanë edhe gjashtë shpërblime të reja për tregimet më të suksesshme të gazetarëve qytetarë të cilët gjatë muajve të kaluar i dërguan foto dhe video tregimet e tyre në redaksinë e Civilit.

Çmimin e katërt e fitoi aktivistja qytetare Hazize Jonuzi për fotografinë me mesazhin e pranuar në celularin e saj nga partia politike VMRO-DPMNE, me të cilin e ftojnë në protestë dhe e presin prezencën e saj.

Hazizej a i inkurajon gazetarët qytetarë të jenë edhe më aktivë që të arrijnë ndryshime në rrethin e tyre, dhe në veçanti i inkurajon gratë dhe vajzat. Siç shpjegoi Hazizeja, mentaliteti në Maqedoni duhet të ndryshojë, nëse dëshirojmë një të ardhme të ndritur në BE dhe NATO.

Çmimin e dytë të katërt e fitoi aktivisti qytetar Behar Memishi për fotografitë e shkrepura në komunën e Çairit, në të cilat shihen xhaketat e dimrit të lidhura nëpër pemë të cilat i dhurojnë banorët e Çairit, për nevojtarët.

Memishi thotë se kjo është vepër e qytetarëve humanë për njerëzit që kanë nevojë t’i veshin gjatë dimrit.

Çmimin e tretë e fitoi një gazetare qytetare anonime, e cila dërgoi fotografi në Civil, nga një gërmadhë e mbeturinave në një bodrum në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Këto fotografi në Qendrën Klinike janë përditshmëri, për fat të keq, në një hapësirë e cila duhet t’u shërbejë qytetarëve për shëndetin e tyre.

Çmimi i dytë u nda për video tregimin e një gazetares qytetare anonime për protestat para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në video është paraqitur rruga e bllokuar në të cilën në vend të protestuesve, qëndrojnë çadra të zbrazëta. Titulli i videos është “Çadra të zbrazëta protestojnë para Kuvendit”, si shenjë revolte nga pengesat me të cilat përballen qytetarët në trafik.

Çmimi i parë iu nda ekipit të Civilit, për tregimin që zbulon se në lagjen Bair në Manastir, qytetarët nuk e kanë elementin kryesor për jetesë – ujin. Shpërblimin e mori Dehran Muratov, deri te cili arriti kjo informatë dhe menjëherë me ekipin e Civilit u nisën për Manastir që t’i pyesë qytetarët se si jetojnë dhe nëse dikush nga pushteti lokal interesohet për gjendjen e tyre. Civili realizoi intervistë me kryetaren e Komunës së Manastirit, e cila një ditë para ardhjes së ekipit të Civilit në Manastir, e ka vizituar Bairin.

Në këtë ndarje shpërblimesh Civili ndau edhe një shpërblim të veçantë për një bashkëpunuese tonë e cila shpesh dërgon fotografi dhe video për probleme të ndryshme. Çmimin e veçantë e fitoi Simona Zhivkova, për videon nga protesta në Shtip me rastin e humbjes së jetës së një tinejxheri në rrugët e Shtipit, ku protestuan shokët e shkollës. Në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip ishte shkelur gjimnazisti dhe gazetarja Simona Zhivkova thotë se kjo nuk është fatkeqësia e vetme që ka ndodhur në atë vend.

CIVILi edhe më tej i inkurajon qytetarët të incizojnë dhe fotografojnë probleme në rrethin e tyre, t’u parashtrojnë pyetje institucioneve dhe të pranojnë përgjigje!

Angella Petrovska

Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri

This post is also available in: MacedonianEnglish