Sign in / Join

Ku do të rrotullohen karuselët e barokut?

Pas publikimit nga gazetari qytetar për largimin e karuselit para Ministrisë për punë të jashtme, deri te CIVIL Media arritën fotografi të reja nga ringëlshpilli i dyti që ishte vendosur te keji te Qendra tregtare e qytetit.

Nga fotografitë e gazetarit qytetar shihet se në momentin edhe karuseli i dytë është larguar ndërsa me ndihmë të ekskavatorit rrënohet bazamenti në të cilin e njejta ishte vendosur.

Karuseli me vlerë prej 160.000 euro ishte vendosur në prill të vitit 2013, i financuar nga Qyteti i Shkupit.

Përderisa për karuselin e vendosur para MPJ-së kishte paralajmërim se do të dislokohet kur do të ndërtohet Lluna Parku i ri, fati i këtij karuseli ende nuk dihet.