Sign in / Join

Shërbimet “të befasuar” – nxënësit pastrojnë borën

Edhe këtë dimër bora i “befasoi” dhe i kapi të pa përgatitur shërbimet për pastrimin e rrugëve.

Nuk është e pastruar autostrada Tetovë – Shkup dhe rrethorja në hyrje të autostradës nga Saraj.

Gjithashtu nuk është pastruar as rruga e vjetër Tetovë – Shkup e cila përdoret nga banorët e fshatrave të atij rajoni

Nxënësit e shkollës së mesme “Orce Nikolov”- Shkup, me lopata e pastrojnë hyrjen dhe oborrin në shkollë.

Pyetja është a do të “befasohen” institucionet  kompetente gjatë çdo dimrit nga bora, dhe a do të merr dikush përgjegjësi për aksidentet rrugore që munden të jenë edhe me fund tragjik?