Sign in / Join

Varfëria më e ftohtë se dëbora

Dëbora dhe temperaturat e ulëta dhe kushtet e vështira të motit, nuk i ndaloi disa persona nga kërkimi i lëmoshës në Çarshinë e vjetër dhe në sheshin Maqedonia.

“Derisa e mbaja aparatin që t’i fotografoj derisa kërkojnë, aq kisha ftohtë te duart sa që nuk e ndjeja. Njëri e citon Kur’anin, ndërsa tjetri këndon për mërgimtarët që ndonjë nga kalimtarët e rastit t’u jep njga një denar. E pyeta xhaxhain nëse guxoj ta fotografoj, ai më thotë – Po, patjetër, më fotografo mirë dhe më publiko në ndonjë media le të më shohin njerëzit, ndoshta dikush edhe do të më ndihmojë”, thotë gazetari qytetar, Vullnet Mahmuti.



Për fat të keq, rrugicat e Çarshisë janë plot me gra dhe fëmijë që kërkojnë lëmoshë.


Nga Ministira për Punë dhe Politika Sociale drejtuan apel deri te të gjithë qytetarët të paraqesin nëse vërejnë njerëz të pastrehuar.