Sign in / Join

Të premten mbaron afati për pjesëmarrje në garën për qytetarë gazetarë

Afati për paraqitjen  e materialeve të qytetareve dhe qytetarëve të interesuar për garën në kornizat e projektit “Objektivi qytetar” mbaron në mesnatë më 23 ( të premten).

CIVIL – Qendra për Liri apelon deri te qytetarët gazetarë që në mënyrë aktive të kyçen dhe t’i shfrytëzojnë ditët e fundit deri në kalimin e afatit për pjesëmarrje në garë. Këtë mund ta bëjnë përmes fotografive të tyre, video dhe audio materialeve të tyre, si dhe teksteve, dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në procesin e krijimit të informimit objektiv dhe të lirë për evenimentet lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe me keqpërdorimet në kontekst zgjedhor dhe më gjerë.

12656041_10153247814282015_74929135_o-1-500x184

Në tetë ciklet e mbajtura deri tani, CIVIL ka ndarë 40 shpërblime për qytetarë gazetarë, për lajme, foto dhe video tregime për lloje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër gjithë vendin. Ndikimi nga materialet e qytetarëve gazetarë, me çdo cikël të ardhshëm është në rritje. Pesë shpërblimet e fundit të cilat i ndau CIVIL, shkaktuan reagime të mëdha nga lexuesit, nga institucionet që kanë të bëjnë me materialet, ndërsa pati edhe tentime nga persona kompetentë për rregullimin e problemeve të cilat u treguan nga qytetarët gazetarë.

DSC_0033

Çmimin e tretë nga cikli i gushtit e fitoi një qytetar gazetar anonim, për tekstin “Tokë-rrëshqitja te Knezhino morri gjysmën e rrugës!”. Menjëherë pas shpalljes së tekstit, firma ndërtimore “Granit”, nën presion të komunës së Kërçovës, urgjentisht intervenoi dhe e zgjeroi rrugën. Çmimin e parë, për shkak të leximit, reagimeve dhe shpërndarjes së madhe të përmbajtjes, e fitoi teksti “Në Muzeun Arkeologjik shpërtheu uji!”. Pas botimit, pasuan përmbajtje mediatike të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e ndërtimit të projektit “Shkupi 2014”, por edhe për problemet në Muzeun Arkeologjik. Kjo temë zgjoi interesim të madh në opinion dhe ka nxitur diskutim të madh nëpër rrjetet sociale.

Këto materiale tregojnë për  ndikimin të cilin qytetarët gazetarë mund ta bëjnë vetëm me një tregim. Me projektin “Objektivi qytetar”, çdo kush mund të kontribuojë për ndryshime pozitive në shoqëri. Ajo që duhet ta bëni është të regjistroni, të fotografoni dhe të shkruani tekst të shkurtë  i cili dëshmon për shkeljen e të drejtave të njeriut në kontekst më të gjerë.

Për qasje deri te FORMULARI PËR PJESËMARRJE klikoni KËTU. Materialet mund të dërgohen edhe në civil.macedonia@gmail.com, ndërsa, nëse materiali është më voluminoz, duhet të përdoren onlajn shërbimet për transfer, si WeTransfer.

Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.