Sign in / Join

Gazetaria qytetare është mënyrë për përmirësimin e demokracisë

Gazetaria qytetare ose gazetaria participuese (pjesëmarrëse), ka për qëllim thyerjen e monopolit  dhe të vendosë tinguj dhe këndvështrime të reja në debatin publik. Siç vlerëson Dan Gilmor, në shekullin 21, publiku më nuk është pasiv, ndërsa gazetaria  ndalet syqeni ligjëratë dhe bëhet – seminar i hapur. Në këtë mënyrë, përcillet fryma e demokracisë në botën e komunikacioneve. Interneti, teknologjia elektronike dhe informatike e zmadhuan fuqinë e qytetarëve duke u siguruar mjete dhe kanale të reja, që të ngritin zërin dhe të ndajnë perspektivat e tyre.

13695166_1287383557956491_1424299132_n

Mediat e reja janë plotësisht të llojllojshme dhe heterogjene, të hapura për cilin do dhe kryesisht të vendosura në internet. Përmes blogimit  dhe mirkoblogimit, përmes platformave si WordPress ose Twitter, për shembull, shërbyesit kanë mundësinë të paraqesin menjëherë për çdo gjë që ndodh rreth tyre. Duke i falënderuar striming teknologjisë, kemi mundësinë të jemi dëshmitarë të ngjarjeve të cilat ndodhin çdo kund dhe në çdo kohë.

Këto procese janë horizontale dhe inkurajojnë autonomi dhe liri individuale. Ndryshimi i cili po ndodh në shekullin 21, në fakt, është angazhimi i publikut, i cili merr pjesë në bisedë dhe që dëshirën të jetë e dëgjuar.

13558866_993566620761807_830027997143334978_o

Gjatë dekadës së fundit kemi pasur rastin të jemi përcjellës të rastit të lëvizjeve impresionuese sociale, si “Revolucioni i Islandës”, “Pranvera Arabe” ose “Ocupy Wall Street”. Për të gjitha këto lëvizje, është e përbashkët thirrja për demokraci të vërtetë dhe për ndryshime në sistem, në interes të qytetarëve.

Në këtë kontekst temperament të shoqërisë së rrjetësuar,  në skepticizëm, tërbim, por edhe shpresë, siç thekson Manuel Kastels, gazetaria qytetare është mënyrë e rinovimit dhe përmirësimit të demokracisë. Shkencëtarët zakonisht theksojnë dy arsye kryesore  në interesin e kësaj teze. Gazetaria qytetare u jep fuqi qytetarëve  dhe e diversifikon agjendën e lajmeve, dhe në këtë mënyrë kontribuon për revitalizimin e sferës publike.

13988298_1031523396966129_3754319040794153361_o

Gazetaria qytetare mund ti inkurajojë njerëzit dhe me siguri, të sjell më shumë demokraci në sferën e mediave. Kjo mundëson që më shumë zëra të dëgjohen dhe në raste si që janë fatkeqësi të papritura, kur lëvizjet sociale janë në rrugë dhe kur ka keqpërdorim nga pushteti. Qytetarët, të armatosur me kamera ose me telefona celularë mobil, mund tedhe ta përcjellin dhe ta tregojnë para publikut global atë që ndodh, dhe me këtë, gazetaria qytetare bëhet burim  dhe ngushëllim i mirë.

Me qëllim  për sigurim të hapësirës dhe promovimit të gazetarisë qytetare në Maqedoni, CIVIL-Qendra për Liri, po e zbaton projektin “Objektivi qytetar”. Projekti u mundëson të gjithë qytetarëve të interesuar, të kyçen në ciklet mujore  të garave “Bëhu qytetar gazetar” dhe të përcjellin fotografi dhe video përmbajtje të cilat dëshmojnë për shkelje, para së gjithash, të të drejtave zgjedhore, por edhe të të drejtave të njeriut në kontekst më të gjërë.

img_0305

Si mbështetje e idesë së Gilmor se gazetaria më nuk është ligjëratë e tipit të mbyllur, por seminar i hapur për publikun më të gjërë, CIVIL organizon  seminare për gazetarë qytetarë në disa komuna në Maqedoni, në të cilat mund të paraqiten dhe të marrin pjesë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë përmes gazetarisë qytetare të kontribuojnë për përmirësimin e sferës së mediave dhe me këtë, drejt  forcimit të demokracisë në shtet.

Në muajin e kaluar, u mbajtën seminare në Veles,Shkup, Strumicë dhe Prilep. Të premten  CIVIL do të mbajë seminar në Tetovë, ndërsa në periudhën e ardhshme, ekipi i CIVIL, do ti vizitojë edhe Kumanovën dhe Shtipin, ku do ta paraqesë idenë dhe mundësinë që i ofroi gazetaria qytetare.