Sign in / Join

Milloshoski: “Objektivi qytetar” është mundësi që secili të raportojë për ngjarjet në shoqëri

“Në mungesë të mediave që raportojnë në mënyrë objektive dhe të pavarur, projekti “Objektivi qytetar” paraqet mundësi dhe hapësirë të shkëlqyer që edhe gazetarët me përvojë të shpallin materiale që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut” , Vlerëson gazetari  Zoran Milloshoski, fituesi i çmimit të parë në ciklin e muajit korrik të garave “Bëhu qytetar gazetar”, për materialin –Prilep: Koalicioni partiak-gazetar e rregullon ueb faqen e komunës.

Me Milloshoski biseduam për domethënien e projektit dhe nevojës nga kyçja më e madhe e qytetareve dhe qytetarëve të cilët edhe pse nuk kanë përvojë profesionale gazetare, në këtë mënyrë do të mund të ndikojnë edhe mbi përmirësimin e gjendjeve të sferës së mediave.

Garat “Bëhu qytetar gazetar”, janë pjesë e projektit “Objekrtivi qytetar”, i financuar nga National Endowement for Democracy.