Sign in / Join

Analizë: Gazetaria qytetare – moment i pritjes së tradhëtuar

“Nuk shpërtheu kanalizimi vetëm në Prilep, pas tentimit për grushtshtet ndaj Erdoganit, shumë fekalje shpërthyen edhe në FB!” – është koment në Facebook i një kolegu dhe miku tim të mirë i bërë para disa ditësh duke u përpjekur ta komentojë zhvillimin e fundit politik edhe te ne, e veçanërisht në botë. Mirëpo, njëkohësisht, komenti i njëjtë më dha arsye për të bërë një analizë “të lehtë” (light) për rolin dhe rëndësinë e “medieve të reja”, veçanërisht për një fenomen të ri, që ka të bëjë me gazetarinë qytetare. A e kemi dhe a duhet ta kemi? Një pyetje mjaft provokative për të kërkuar përgjigje solvente!

_donv

Shkruan: dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe etikës në medie

Kaloi java e pozitave të çimentuara edhe te pozita edhe te opozita, mirëpo edhe te ndërmjetësuesit. Është paradoksale mirëpo e vërtetë: të kihet dëshirë për të mbetur i çimentuar në atë që është e mirë për ne është e kuptueshme, mirëpo të kihet dëshirë për të mbetur i çimentuar në gjendje të keq, kjo është krejtësisht e pakuptueshme dhe e gabuar, mirëpo kjo është e kuptueshme në aspekt fenomenologjik nëse dihet se dy janë matricat themelore: demokratike dhe nacionaliste (konzervatizëm). Kur të harxhohet njëra, shkohet te tjetra dhe kështu gjithë ndodh shekullin nga mungesa e ideve tek ne.

Por, sidoqoftë. Edhe bota ngec në kuptimin dhe në rrënimin e shablloneve dhe të traditave sikurse edhe ne. Turqisë pas katër grushtshteve të suksesshme, i pesti nuk i shkoi për dore. Pa marrë parasysh të gjitha nebulozat e estbalishmentit tonë politik për të dhënë mbështetje, pa marrë parasysh të gjitha konfuzionet të cilat mediet i krijuan nëpërmjet dezinformatave, kuazianalizave dhe përhapjes së pasuksesshme të panikut, megjithatë, një gjë përsëri u përvodh në mënyrë nominale – roli i qytetarit në demokraci, veçanërisht roli të cilin ai me ngulm përpiqet ta imponojë në agjendën ditore në formë të përfshirjes së tij në procesin informative – gazetarinë qytetare. Të kuptohen ndodhitë nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, drejtpërdrejt, përderisa “gazetarët dhe mediet tipike” nuk kanë mundësi të reagojnë në kohë!

E çka duhet bërë tani në aspekt të etikës së profesionit? A ka mundësi që me arsye ky lloj i të ashtuquajturës gazetari të futet në realitetin mediatik? Edhe pse është marrëzi që sot të pritet të kemi produkte lineare mediatike, lënia e qarkullimit vertikal të informatave që vijnë nga qendrat zyrtare të informatave, në favor të mbledhjes gjithnjë e më të madhe horizontale të informatave „peer to peer“, e vërteton këtë. Prej ku vjen ky lloj i besimit në këtë lloj të mbledhjes së informatave!? Sipas të gjitha gjasave për shkak të besimit të humbur të qytetarëve në institucionet dhe në burimet zyrtare të informatave. Prandaj, a ka mundësit që gazetaria qytetare ta zëvendësojë gazetarinë tradicionale, e edhe më me rëndësi është se a duhet ky lloj i “gazetarisë” ta zëvendësojë gazetarinë aktuale?

RISHQYRTIMI I FATIT TË NJË PROFESIONI

Sipas profesorit me renome Xhovani Gocini nga Italia, me të cilin kisha mundësi të takohme dhe të bisedoj në këtë temë para pak më shumë se një muaji në një konferencë shkencore në Itali, ka humbur besimi në gazetarinë klasike, dhe ai mbështetjen për ueb-in si burim informatash e gjen në qëndrimet e Piter Dahlgren-it, i cili thotë: “Gazetaria u bë interaktive, bashkëpunuese, e ndryshme, partizane dhe e drejtpërdrejtë”. A do të thotë kjo se kemi një objektivitet që i kërcënohet skenës mediatike!? Zëvendësimi i saj është numri i madh i burimeve anonime dhe tentimi i gazetarit që t’i paraqesë ato, ndërsa publiku të japë gjykim (moral) për to, apo siç thotë Gocini: “Ueb-i 2.0. ofron potencial për burimet anonime vërtetësinë e të cilave e verifikon gazetari, ndërsa objektivitetin e vlerëson publiku”.

Mirëpo, pikërisht ky informim horizontal që nënkupton burime anonime të informatave, nuk është edhe gazetari e re, gjegjësisht, gazetari qytetare si zëvendësim për atë tradicionalen! Pse? Bëhet fjalë për rishqyrtim të fatit të një profesioni, i cili duhet ta ketë ideologjinë e tij, gjegjësisht skeletin e vlerësimit, i cili përbëhet nga shërbimi i publikut (nuk ka pushtet demokratik pa gazetari); aktualiteti (tirania e momenit përkthehet si shpejtësi e publikimit të informatave); objektiviteti (fotografia për botën e cila sot është kthyer mbrapsht); аutonomia (gazetarë dhe media të pavarura, edhe pse sot paratë e diktojnë dhe e rrotullojnë botën dhe e rënojnë entitetin me çka modelet ideotipe, sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë); si dhe etika (gazetarët punojnë me fjalën publike, ashtu siç kirurgët punojnë me skalper, që do të thotë edhe përgjegjësi për fjalën publike).

13631640_1003985929719876_2234782865954468707_n

Prandaj, dilema është më se e qartë: a mund të jenë qytetarët gazetarë – gazetari qytetare, edhe pse dihet se ata nuk kanë asnjë bazë të informimit dhe njohurive mediatike, trajnim „in-house“, kod profesional, dhe kanë vetëm resurse të kufizuara. Gjegjësisht, edhe përkundër tentimeve të gazetaria qytetare të jetë/të deklarohet si krijim i “një dimensioni të ri në relacionin qytetarë dhe medie (…), koncept që fillon nga pozitat e harruara  të gazetarisë që ka përgjegjësinë themelore në ndërtimin dhe forcimin e kulturës qytetare (…)“, e deri te konstatimi se ” të qëndrohet mënjanë, si një vëzhgues neutral, nuk është më e mundur, edhe pse disa gazetarë nga gazetaria e larguar, e dëshirojnë këtë” – kjo nuk do të thotë dhe assesi nuk duhet të jetë “kërkim i parajsës së humbur gazetareske (…)“, për shkak se “besimi në praktikën aktuale të gazetarisë në Republikën e Maqedonisë është në nivelin më të ulët që nga viti 2006 e këndej”.

NGA PRANUESI NË KOMUNIKUES

Të bëjmë një përmbledhje, me faktin që mediet e reja mundësuan që çdo njeri nga pranuesi të bëhet komunikues, komunikim një me një, që kontribuon për demokratizim, liri të shprehjes…, njëkohësisht ndodhi edhe “momenti i pritjes së tradhëtuar” për shkak të rreziqeve që i sjell kjo gazetari qytetare, për të cilën, kritikët, siç janë Nikolas Leman, Vinsent Maher dhe Tomas Grubishiq, thonë se “nuk është e rregulluar, është shumë subjektive, amatore dhe me cilësi dhe mbulim të rastit. Me fjalë të tjera bëhet fjalë për dominim të tepërt të interesave të ngushta dhe atyre personale; identitet të paqartë të autorit; plagjiaturë; përhapje të dezinformatave dhe të thashethemeve; financim i fshehur i publikimeve; fshirje dhe ndryshim i historisë së raportimit; dëmtimi i qytetarëve të tjerë (“cyber-bullying” – tallje e fëmijëve në “Facebook”); sjellje joetike, e veçanërisht, shikuar nga aspekti i etikës së profesionit – mungesë e përgjegjësisë për fjalën publike.

Prandaj, dilema edhe më tej do të varet nga zhvillimi teknik-teknologjik i medieve të reja: a formohet rrjet i bashkëmendimtarëve apo rrjet për nxitje? Në fakt, sipas fjalëve të filozofit të ndjerë Umberto Eko, në kapitullin e tretë të veprës së tij “The open work”, ajo që jemi në këtë kohë të re, kohë të transparencës dhe të qenit të hapur deri në nivele të çuditshme, nënkzpton vetëm zbrazëtirë spektakolare dhe vlera të zhveshura: kush janë autoritetet sot? Prezenca e televizionit jep përgjigje për autoritetet. Kjo kontribuon për rënimin e autoritetit të dikujt, zhveshje të personalitetit të njeriut. Prandaj, mediet e reja janë instrumentalizim i vlerave orientuese shoqërore. Mirëpo, deri sa qytetarët të fitojnë njohuri elementare mediatike, gazetaria aktuale qytetare, është dhe do të jetë formë egazetarisë snobiste.”


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).