Sign in / Join

Incizim i paautorizuar në Manastir

Person i punësuar në SPB Manastir, ishte i vërejtur duke bërë incizim të paautorizuar në protestën e Revolucionit të Larmë, të organizuar më 6 qershor në Manastir.

[youtube]https://www.youtube.com/watch?v=IqOIC4qvjaA[/youtube]

Duke kaluar para Gjykatës Themelore Manastir (e cila veçmë është e bojatisur në shenjë të mbështetjes së Revolucionit të Larmë), protestuesit u ndalën para Gjykatës së Apelit, ku në momentin kur filloi të hidhet bojë mbi këtë ndërtesë, u vërejt një person, i cili i incizonte protestuesit përderisa hedhnin bojë. Në këtë moment, disa protestues u turrën drejt tij, por shumë shpejt femra me duart e ngritura u ndalën para xhiruesit dhe e përqafuan, me argumente se nuk bëhet fjalë për armik, por për njeri që e ka patjetër ta punojë punën e tij dhe që t’i kryejë urdhrat e superiorëve. Edhe pse kishte dhe protestues të cilët donin që ta sulmojnë personin që xhironte, ata ishin të ndaluar nga një aktivist dhe anëtar i LSDM-së në Manastir (Igor Micevski - Tentele).

13401214_10154195940808618_2132125176_n

Pasi që protestuesit e lyen Gjykatën e Apelit, ata vazhduan para ndërtesës së Komunës të Manastirit, ku personi, prapëseprapë, vazhdoi që t’i xhirojë.

..............................................................................................................................................................................................

Kjo përmbajtje botohet në kuadër të ciklit të katërt nga gara "Bëhu gazetar qytetar" të projektit "Objektivi Qytetar" i CIVIL-it, i mbështetur nga National Endowment for Democracy. Përmbajtja e këtij artikullit është redaktuar minimalisht nga redaksia e CIVIL Medias, në përputhshmëri me konceptin e projektit dhe të ueb faqes.